Kuka: Mos harroni ju që premtuat e si mbajtët premtimet s’do ju kursej vitin tjetër 

Selektori i Kombëtares së Kosovës ë xhudo, Driton Kuka, uron kudo që janë shqiptarët. 

“Urime 2021 gjithë miqve anembanë Botës!
Shëndet për të gjithë në radhë të parë e gëzuar e me të mira për Vitin e Ri!

Nata e fundit e një viti të vështirë për të gjithë e edhe për sportin e sportistët!

Natë festive e s’po flas ma gjatë se po shkretoj në fund të vitit që jam duruar pa kritika fal situatës së krijuar si shkak i pandemisë!

Por mos harroni që ju që premtuat e si mbajtët premtimet s’do ju kursej vitin tjetër e do i mbaj mend krejt për të i folur e diskutuar!

Mos harroni që xhudo tē arriturat i ka me cingërrima të medaljeve e tentimi për injorim mos mendoni qe ka kaluar pa mobilizimin tonë!

Me respekt prej meje por edhe ekipit me medalje të Arta Evrooiane, Botërore dhe Olimpike!

Këto medalje flasin vet e do flasin Shqip për të mirën e Sportit, sportistëve shtetit tonë e mbarë popullit Shqiptar anembanë Botës!”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.

Ngjarja paraprake

Ministrja Dumoshi uron Vitin e Ri: Viti që po e lëmë pas, ishte shumë i vështirë.

Ngjarja e ardhëshme

Parashikimi i motit për dy ditët e para të vitit 2021

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian