Kuka: Medalja e dytë Evropiane po vjen në Kosovë

Selektori i Kombëtares së Kosovës në xhudo, Driton Kuka, ka një mijë e një arsye që të mburret, për dy ditë dy medalje të bronzta nga Kampionati Evropian në xhudo, që po mbahet në Pragë të Çekisë.

Distria Krasniqi u stolis me medalje të bronztë në kategorinë – 48 dhe Loriana Kuka në atë -78 kg. 

“Para luftës vendimtare…
Medalja e dytë Evropiane po vjen në Kosovë!

Loriana Kuka e bronztë në Evropian!

Lëndimet e Covidi na ndalën 6 garues prej Kampionatit por me tre garues në Kosovën tonë po vijnë dy medalje!

Medaljet janë për ekipin për mundin e sakrificën e tyre!
Krenar me ju …

Kosova mbi të gjitha”, ka shkruar Kuka.

Ngjarja paraprake

Si rreze dielli në mëngjes: Kim Kardashian lë pa fjalë me fotosesionin e fundit

Ngjarja e ardhëshme

Gazetari gjeti kodin, hyn në takimin sekret të BE-së

të fundit nga