Kujdes me epshe ose emocionet e çastit ose momentit!

“Mos shpallë luftë të jashtme, pa e sigururar paqen, qetësinë, sigurinë dhe harmoninë e brendshme! Mos lidhë marrëveshje paqërore me kundërshtarin ose armikun nepër rrogozet, trashetë ose istikamet e luftës, pa e ditur numrin e viktimave dhe demëve ose pasojave të luftës! Mos u hedhë në fjalime, vendime ose reagime të ndryshme mbi bazën e asgjësë për asgjë! Kurrë mos thuaj ‘kurrë’ në politikë të lartë ose diplomaci! Në çështjet ose punët e popullit (kombit) dhe shtetit, gjithëmonë mbaje ose vendose gjuhën pas zemrës, mendjes dhe shpirtit! Kurrë mos harro se fundin e luftës ose okupimit të huaj, e panë vetëm të rënët, deshomorët, heronjt, akterët ose protagonistët e saj kryesor! “etj. janë disa nga mësimet ose leksionet e shumëta nga filozofia e lashtë greke.

Politika është shkencë ose disiplinë e posaçme e shkencave politike, filozofike etj. Në kuptimin aksiologjik (“axios”- diçka me vlera dhe parime të larta morale, shkencore, humaniste, intelektuale, profesionale, intelegjente etj.) antropologjik (anthropos- njeriu ), metafizik dhe gneseologjiko-epistemologjik (dhunti, talent, narracion, mision, princip ose kriterium i njohur shkencor ose metologjik) i ndarjes ose klasifikimit (principium divisionis) të monizmit ose unilateralizmit nga dualizmi dhe pluralizmi, të anës njerëzore ose humane nga ana jonjerëzore, johumane, iracionale, afektive, emocionale, negative etj. 

Pavarësisht dehjeve ose delireve të ndryshme ekstatike ose ekstazike të çastitit ose momentit.

U morr vesh se t’ua kthesh fjalën SHBA-së, Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë ose fuqive kryesore të globit dhe kontinentit tonë- lidhur me vazhdimin e dialogut (maratonik) me Serbinë, si dhe në çështje dhe aspekte tjera gjeostrategjike, gjeopolitike etj…Të ngjanë në mision herkulesi ose sizifi për Kosovën e vogël. Nuk të duket punë e mençur kur Kosova është e varur tërësisht prej tyre.

Gjithashtu, edhe retorikat, oratoritë ose fjalët e nxehta të politikës dhe diplomacisë së Kosovës në arenën botërore ose ndërkombtare, nuk i pjekin as bukën, as kulaçin.

Aq me pak të bërit sehirë, hezitimi, indiferenca, animoziteti, amnezioni, amoroziteti ose “qyqarëllëku i lartë” qeveritar, presidencial, parlamentar, institucional, politik ose diplomatik ndaj çlirimtarëve ose komandantëve të shquar shqiptar të UCK-së në Hagë!

Janë disa forma ose metoda të garantuara ligjore, institucionale dhe gjithëpopullore (nacionale) për mbrojtjen e tyre sublime dhe relevante. Nejse…!

Politika është akt, art ose një profesion i ndërgjegjshëm, lukrativë, kontemplativë, racional, linear dhe kompetitivë në kuptimin e ngritjes, projektimit dhe krijimit të edukatës, kulturës, narracionit, mendimit ose opinionit të gjithëmbarëshëm qytetar, kulturor, shtetror, nacional, politik, diplomatik etj.

 Thonë se Justiniani nga shekulli shtatë (7) deri në vitin 529-para Krishtit, i mbylli të gjitha akademitë ose shkollat filozofike të Athinës për shkak të retorikës ose oratorisë së gabuar fetare, kulturore ose politike.

 Edhe Platoni në kohën e tij i ndau ose klasifikoi opioninistët ose opinionbërësit dhe opinionshitësit e ndryshëm në racional, profesional dhe pozitivë, si dhe në iracional, antiprofesional dhe negativë ose destruktivë.

Ndryshe nga kjo, gjuha është kyçi ose boshti kurrizor i shkencës, edukatës, kulturës, arsimimit, emoncipimit, moralit dhe disiplinës së lartë shkencore, intelektuale, kulturore, qytetare, profesionale, politike, diplomatike etj. Gjuha është elementi ose instrumenti më i rëndësishëm ose kryesor i dialogut, konsenzusit dhe kompromisit të njohur intelektual, intelegjent, kolokfial, seminarik, kulturor, qytetar, politik, diplomatik etj. Me gjuhë nënkuptojmë luftën dhe paqën, dashurinë dhe urrejtjen, jetën dhe vdekjën, fillimin dhe mbarimin etj.

Ndaj, të kemi kujdes optimal ose maksimal me mendimin ose opinionin e gjërë publik, politik ose diplomatik. Nuk mjafton nëse një diplomat, diplomate, ministre ose kryediplomate, apo dikush tjetèr.. t’i  bèj grumbull njè mori fjalèsh nè gjuhèn angleze, gjermane, franceze, italiane etj. pa ua ditur vlerèn as kuptimin. Duhen intelegjenca, intelekti, profesionalizmi, pèrvoja, morali, disciplina dhe edukata.

Fjala ose nocioni inteligjencë vjen nga fjala latine ‘interlligere’, që do të thotë të krijosh ose organizosh relacione, respektivisht marëdhënie midis marëdhënieve ose lidhje midis lidhjeve. (ky term ose nocion është prezantuar dhe konfirmuar edhe nga Ciceroni, Sokrati, Platoni etj.): Sipas tyre inteligjenca (intelegjencia) është ajo që bën njeriun të kuptojë dhe pranojë më mirë jetën, botën, natyrën dhe vetvetën e tij. Ndërkaq, sipas Aristotelit, trupi, mendja (truri) dhe shpirti i njeriut janë të pandarë në kuptimin e asaj se shpirti i ka dy anë ose pjesë të tij: pjesën racionale dhe pjesën iracionale. 

Ndaj, gjithënjë sipas Aristotelit, shpirti në brendinë ose substancën e tij përmban ide dhe idetë janë të konceptuara dhe përceptuara përmes intelegjencës së njeriut në kuptimin e njohur se shpirti e ushqen trurin dhe truri e ushqen shpirtin e njeriut.

Për Hegelin ndërkaq, intelegjenca është gardian ose kujdestari i të gjithë jetës koshiente (logjike) ose psikologjike. Përderisa, Imanuel Kanti e shikonte dhe kuptonte intelegjencën vetëm nëpermjet bashkimit të saj me intuitën dhe sensibilitetin ,si dhe me ndërthurjet ose ndërvarjet totale dhe absolute që burojnë nga dija, evolucioni dhe përvoja e njohur e njeriut.

Schoppenhaueri e shihte intelegjencën si nënshtrim të shpirtit dhe vullnetit njerëzorë, gjegjësisht si elementin e parë dhe esencial. Dekarti  e percaktonte intelegjencen si “mjet për përfitimet e shkencës dhe teknikë perfekte të lidhur me një pafundësi gjërash”.

Leibnitzi i referohej intelegjencës si një shprehje e nukleusit dhe radiusit progresivë të vetdijes dhe ndërgjegjës individuale dhe kolektive.

Se këndejmi, Darwin, në librin e tij “Origjina e specieve” pohon se “qenia njerëzore është kurorëzim i evolucionit dhe progresit, dhe intelegjenca është ajo që i dallon ose diferencon njerëzit prej kafshëve”.

Në psikologji, intelegjenca ka dy elemente kryesore që dallojnë një person intelegjent nga një person jointelegjent ose më pak inteligjent: enërgjia ose kapaciteti për të punuar dhe krijuar si dhe performansa dhe sensibiliteti.

 Me fjalë tjera, një person inteligjent, intelektual ose performant në fusha të ndryshme, ka një narracion dhe kapacitet pune, si dhe një nivel ose radius levizjeje dhe enërgjie krijuese ose inovatore shumë më të madhe, sesa një person jonintelegjent ose më pak inteligjent dhe jointelektual.

Ndonëse, psikologët dhe psikologjia i referohen intelegjencës së njeriut edhe nga pikëpamja intelektuale, profesionale, sociale, morale, materiale, shpirtërore, emocionale etj.

Në këtë prizëm, të ndikuar paksa edhe nga filozofia sociale e Thomas Robert Malthusit i cili mbeshteste faktin se burimet ose resurset natyrore janë të limituara dhe se njerëzit mbi bazën e njohur të zhvillimit , intelektualitetit, akribitetit, luciditetit, subtilitetit dhe intelegjencës së tyre, konkurojnë për burimet, vlerat ose resurset e njohura globale ose universale: Psikologët janë të mendimit se është e drejtë sovrane dhe legjitime e personave intelektual dhe intelegjent të sundojnë ose mbizoterojnë mbi personat jointelektual, jointelegjent ose më pak inteligjent. 

Personat me probleme mendore ose me aftësi të kufizuara shpirtërore, emocionale, mentale (psikologjike), intelektuale dhe profrsionale, nuk arrijnè tè identifikojnè nè menyrè korrekte dhe koshiente ose logjike detyrèn dhe misionin e tyre, tè planifikojnè njè strategji pèr zgjidhjen ose tejkaliin e njè problemi akut ose kronik si dhe tè monitorojnè sjelljet, veprimet ose reagimet e tyre.

Ndaj, nëse ka diçka intelegjente, racionale, morale, njerëzore ose humaniste tek njeriu i ditur, njeriu i thellë, intelektual, dhe intelegjent, ajo patjetër do duhej të zbriste ose ulej në fushën ose terrenin e njohur të arsyes dhe ndërgjegjjes së lartë njerëzore ose qytetare. 

Në të kundërten, duke i konsideruar joarsyen dhe jondërgjegjën si “derivate të dorës së dytë”, Siegumnd Freudi, pèrveç tjerash, thekson faktin se përvoja bazë e të pandërgjegjëshmes (jondërgjegjies) ose iracionales, përreth së cilave gjithçka duhet të përmbyset dhe rrotullohet në raport me figurat e ndryshme prindërore ose paternaliste, parasegjithash të ngjason në komplekset, incestet ose inçestuozitetet protofëminore ose adoleshente të tipit ose profilit të njohur të Edipit- ndaj nënës së nënshtruar dhe dhunuar nga i ati ose babai i tij i cili për Edipin e vocër, njëkohësisht është edhe i ndjerë, edhe i dashur, edhe i plotfuqishëm, edhe kundërshtar ose armik i tij etj.

Domethënë, “komplekset evolutive” të Edipit mund të tejkalohen, vetëm atëherë kur incesti ose inçestuoziteti i pandërgjegjshem ndaj nënës dhe dashuri-urrejtja ndaj babait, shërohen ose sanohen me anë të zhbllokimit eventual të bllokadës foshnjore ose adoleshente që i kanè kapur dhe bllokuar tërësisht zhvillimin normal të psiçikës (logjikës) ose botës së tyre shpirtërore, emocionale, mentale ose psikologjike.

Në të kundërten, prej nënshtrimit ose dashurisë së marrëzishme ndaj shefave ose padroneve të glorifikuar, idealizuar ose hiperbolizuar, ndjekësit dhe viktimat, shpeshherë e duan njëri-tjetrin.

“…U mor vesh se në fushën (tabelen) ose lojen e njohur të shahut, pos tjerash, janë tepër me rëndësi mbrojtja dhe fitoret e vazhdueshme të mbretit (shtetit). Gjitheçka tjetër pra i takon mbretëreshes (luftës së UÇK-së, politikës dhe diplomacisë) të cilën lojtaret e rryer dhe me përvojë nuk i japin ose nuk e falin si të thuash kurrë për një kali (tore) ose ushtar të thjeshtë në fushë. 

Kështu është edhe me mendimin ose opinionin e shfaqur publik, politik ose diplomatik, i cili vazhdimisht i nënshtrohet ligjit të njohur të gravitetit ose barazpeshës së njohur morale (etike), intelegjente, intelejtuale, profesionale, patriotike, metaetike, metaestetike etj. Duke i ngjarë kështu një “lavjerrësi” ose këndmatësi profesional dhe metaestetik në atë menyrë që poli ose krahu i djathtë i tij, është gjithmonë i njejtë ose i barabartë me të majtin në raport me epiqendrën. Gjegjësishtë, me pikën qëndrore të barzpeshës ose gravitetit. Në fushën e njohur lukrative dhe tepër sfidueese dhe kompetitive të mendimit ose opinionit të lartë shkencor, politik, diplomatik, zhurnalistik ose publicistik -sidomos. 

Politikanët, intelektualet ose diplomatët e specializuar dhe kompetent të rangut ose nivelit të lartë shkencor, intelektual ose profesional, vazhdimisht i shohin , godasin dhe arrijnë caqet, objektivat ose qëllimet e tyre intelektuale dhe profesionale në atë menyrë që nuk mundë t´i shohin ( godasin) dhe arrijnë edhe gjithë të tjerët. Në anën tjetër ndërkaq, ata gjithmonë i kryejnë ose përmbushin detyrat dhe obligimet e tyre morale, intelektuale, profesionale dhe patriotike ndaj popullit ( kombit) dhe atdheut të tyre përkatës ose respektivë në atë menyrë që shtresat ose kategoritë tjera të shtetit dhe shoqërisë i lënë për me vonë apo nuk i përmbushin kurrë?! Duke iu ofruar të tjerëve alternativa, solucione ose zgjidhje konkrete dhe pragmatike ne tejkalimin e problemëve të ndryshme akute ose kronike, gjegësisht, objektive dhe subjektive.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Filozofia politike kushtëzohet nga mjedis

Story i radhës

Ministrja Baerbock i siguron Ukrainës solidaritetin gjerman

Të fundit nga