kufizimi i marzheve per 10 nga qeveria oda e tregtareve ky kufizim do te shkaktoje mbylljen e marketeve 67ade71e1f245

Kufizimi i marzheve për 10% nga Qeveria/ Oda e tregtarëve: Ky kufizim do të shkaktojë mbylljen e marketeve

February 13, 2025
1 minut lexim

KUFIZIMI I MARZHEVE PËR 10 PËRQIND NGA QEVERIA

Kufizimi i  marzhëve në tregtinë me pakicë dhe shumicë me 10 për qind nga parlajmëron qeveria, por I menjëhershëm ka qenë reagimi i Odës së tregëtarëve të cilët kanë kërkuar  urgjentisht të gjendet një zgjidhje e përbashkët, ngase me këtë vendim sipas tyre tregëtarët do të vihen në një situate të rënd madje do të vihet në pikëpyete mbijetesa e kompanive të tyre. 

“Me këtë lloj diferencë, ne nuk do të jemi në gjendje të mbijetojmë, në të njëjtën kohë, ne do të duhet të marrim vendime kufizuese, të tilla si pushimi i punonjësve tanë, operacionet e ristrukturimit dhe mbyllja e dyqaneve.” 

Sipas Odës, ky vendim vë në pikëpyetje mbijetesën e 86 kompanive tregtare, me 790 dyqane dhe 4.700 punonjës. Ata theksojnë se çmimet nuk i rrisin asnjëherë vetë, por ndryshimi ndodh për shkak të ndryshimeve të çmimeve të prodhuesve apo furnitorëve dhe pikërisht për këtë tregjet janë nën presion të vazhdueshëm për të pranuar listat e reja të çmimeve.

 Sipas Qeverisë, kufizimi i marzhit do të jetë për të njëjtat 73 grupe produktesh që ishin në shportat e mëparshme, por duhet të plotësohet me produkte higjienike si detergjentë dhe ushqim për fëmijë dhe produkte të tjera joushqimore për të cilat është vërejtur një marzh shumë e lartë dhe që janë pjesë e nevojave bazë të qytetarëve. Vendimi për kufizimin e marzhit është marrë në bazë të një raporti të Inspektoratit Shtetëror të Tregut, i cili tregon se shitësit me pakicë janë konstatuar se kanë mbi 20 për qind marzh për produktet ushqimore bazë dhe mbi 30 për qind për produktet e higjienës personale.

Senzibilizimi I qeverisë për të ndërmar masa për uljen e cmim eve të podikteve bazë vjen pas reagimeve të shumta të qytetarëve dhe bojkotit që ata I bën marketeve në vend. /tvklan.mk/

 

Burimi: TV KLAN

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

loredana eshte e martuar jashte bbv se shoqja e saj zbulon te verteten 67ade320d85c4
Story i mëparshëm

Loredana është e martuar jashtë BBV-së? Shoqja e saj zbulon të vërtetën

misajllovski mbetemi te perkushtuar qe ne vazhdimesi te investojme dy per qind te pbb se ne mbrojtje 67ade7d3caea0
Story i radhës

Misajllovski: Mbetemi të përkushtuar që në vazhdimësi të investojmë dy për qind të PBB-së në mbrojtje

Të fundit nga

Spitali i Pejës me mbi 3,000 operacione në 2024

Gjatë vitit 2024, Spitali i Pejës ka kryer gjithsej 3,024 operacione, duke siguruar shërbime kirurgjikale të shpejta dhe profesionale për pacientët e tij. Sipas të dhënave të publikuara, numri më i madh
ShkoLartë