Kuçi: Plisi me të cilin tallen popujt sllavë, e ka mbajtur edhe Leka i Madh (Video-detaje)

Origjina e PLISIT është aq e vjetër sa dhe vet raca njerëzore. Plisi është rrënjë e trojeve të shqipeve, traditë vetëm e paraardhësve pellazgo-ilir.

SEKRETET E PLISIT

Dikur plisin e vinin mbi kokë vetëm të përzgjedhurit, si Zeusi, Akili, Herkuli dhe më vonë Odiseu, Pirro i Epirit, Leka i Madh etj.

Sot plisi gjendet në çdo familje të trojeve tona, GAZETA sot do të zbërthej disa nga sekretet e PLISIT të shenjtë.

PLISIN e gjejmë në shumë statuja dhe piktura të lashta të antikitetit.

Plisi është një kapele që kryesisht e mbajnë në kokë shqiptarët. PILEUS përkthehet shumë lehtë në gjuhën shqipe që do të thotë “prej leshi”. Në zonën jugore të Shqipërisë njihet edhe me emrin ÇELESHE, pra PILEUS-PLIS-ÇELESHE.

“Ndër faktet e shumta që na bëjnë të argumentojmë se ne jemi prej ardhës të Pellazgëve ne mund të argumentojmë dhe PLISIN, këtë simbol të madh Pellazg, kjo gjenezë e parë e racës sonë”, Myrteza Minxha, studiues.

Sot në internet mund të gjeni informata të shumta se nëpër Muzetë Kombëtare gjithandej globit, ekzistojnë shumë figura antike që kanë PLISA në kokat e tyre.

“Shumë heronj të luftës së Trojës kanë diçka që mbajnë në kokë diçka të tillë. Në qoftë se mund të themi se historia e Trojës është 3 apo 4 mijë vjeçare p.e.s mund të themi që të paktën PILEUSI (latinisht) apo PLISI është minimum 6.000 vjeç,” Klodian Hoxha, studiues.

Etimologjia e fjalës: Çdo të thotë PLIS?

PLISI (greqisht: PILOS, i njohur edhe si PILLEUS ose PILLEUM në latinisht) është një kapele, e cila si fjalë ndeshet që tek Homeri “Iliada”, i cili e përshkruan si një kapele që ndërthuret prej fijeve të leshit.

Në të gjitha gërmimet që bëhen, arkeologjia, pikturat, skulpturat, Zeusi, Odiseu, të gjithë në botë janë me PLIS. Kush përveç shqiptarëve në botë mban PLIS në kokë, ASKUSH.

Edhe pse PLISI është më i vjetër se 6 mijë vjet, për vite me radhë, gjatë kohës së ish shtetit Jugosllav, por edhe sot e kësaj dite, SLLAVËT sistematikisht janë tallur me këtë element kaq të shenjt, të cilin e kanë mbajtur në kokë Zeusi, Akili, e më vonë edhe Leka i Madh dhe Pirro i Epirit.

Na kanë përqeshur si shqiptarë, na kanë përbuzur e tallur, duke mos e ditur etimologjinë, prejardhjen dhe sekretet e PLISIT.

Deri sa ne si shqiptarë vazhdojmë të mbajmë PLISA në kokë, në trevat e banuara me popullatë sllave askush nuk e përdorë këtë kapele që e ka mbajtur dhe Leka i Madh e për të cilin 20 vitet e fundit Maqedonia ka zhvilluar një fushatë të egër për ta përvetësuar e prezantuar si Maqedonas.

Përqeshja që dikur, por edhe sot me pa vetëdije ua kanë bërë shqiptarëve popujt sllavë, vetëm konfirmojnë edhe njëherë se ZOT SHTËPIE në këto treva janë SHQIPTARËT, pasardhësit e PELLAZGO-ILIRËVE.

Valmir Kuçi, gazetar në GAZETA.MK

 

Story i mëparshëm

Blinken paralajmëron Rusinë: Po morët Donbasin, do ndërhyjmë

Story i radhës

Reagon MPJ: Maqedonia ka konsull në SHBA, nuk parashihet zëvendësimi i parakohshëm i tij

Të fundit nga