Ku gaboi Kosova sonte? – Tovërlani me kritika të ashpra: Luajtëm shumë dobët!

Trajneri i futbollit Afrim Tovërlani, ka shfaqur kritika të ashpra ndaj Kombëtares së Kosovës, për shkak të rezultatit që prodhoi sonte ndeshja ndaj Maqedonisë së Veriut.

Tovërlani u shpreh se Kombëtarja e Kosovës zhvilloi lojë të dobët, por se përmendi që në pjesën e parë nuk është dashur të startohej me Atdhe Nuhiun.

”Në pjesën e parë nuk është dashur të startohej me Atdhe Nuhiun”.

”Në ndërprerje nuk ishim të sigurt. Në ndërprerje duhej të punohej shumë më tepër – ne [Kombëtarja e Kosovës] asnjërën nuk e bëmë!”.

”Tanët sa herë kishim ndërprerje, asnjëherë nuk ishin të rrezikshëm. Ka qenë një ndeshje për tu harruar”.

”Mungesat kanë qenë të theksuara”.

”Nuk e di saktë Vedat Muriqi a ka qenë i papërgatitur a ka qenë lëndimi, pastaj ka qenë edhe Milot Rashica. Do të thotë askush nga Federata nuk ka dhënë ndonjë informacion rreth arsyes së kësaj mungese të tyre”.

”Luajtëm shumë dobët, edhe faktikisht angazhimi nuk ka qenë si herët tjera. Ata ishin më cinikë dhe nga ana taktike ishin më aktivë”.

”Por as në pjesën e dytë nuk arritëm që të meritojmë diçka më shumë. Goditja e Edon Zhegrovës nuk ishte sulm i organizuar”.

”Edhe nga ndërprerja në momentin e fundit, Fidan Aliti nuk ishte i sigurtë”.

”Nuk arritëm për asnjë moment ta organizojmë lojën. Realisht, me shumë dëshpërim, Maqedonia e Veriut sonte ishte shumë më e mirë se ne”.

Kush i nevojitej Kosovës sonte?

”Mendoj që Amir Rrahmani dhe Vedat Muriqi”.

”Amiri është një futbollist në ajër, dhe po luan shumë më tepër me topin. Por edhe Muriqi i cili është ai që e tërheq fushën dhe topin përpara. Nuhiu nuk i kishte këto cilësi”.

”Këta dy ishin mungesat më të mëdha, por edhe me këtë formacion, Maqedonia e Veriut luajtën më mirë, ishin më cinikë”.

”Kam pritur angazhim më të madh. Nuk e pashë një aso angazhimi, vrulli pa dashur t’ja humb dikujt të gjitha meritat që kanë ardhur në këtë moment”.

A duhet të kemi ndryshime për të krijuar një projekt të ri?

”Shumica prej futbollistëve janë të ri. Sa i përket shtabit teknik nuk është e imja ta shoh nëse duhet të ndodhë aty a po jo”.

”Me gjithë respektin që kam për selektorin Bernard Challandes. Ardhje të reja na vyn, gjak i ri i vyn Kombëtares së Kosovës.

Më tej ai ka dhënë një analizë të tij se si do të kishte menaxhuar me një ndeshje të tillë.

”Vijën e parë të sulmit, nuk e kisha filluar me Atdhe Nuhiun. E kisha zgjedhur Elbasan Rashanin, apo në raste tjera Lirim Kastratin, Edon Zhegrovën apo të tjerë”.

”Nuk është dashur të hyjë me Atdhe Nuhiun”.

Ngjarja paraprake

Këto janë ngjarjet që pritet të ndodhin nesër në Kosovë

Ngjarja e ardhëshme

Asnjë prej komunave s’ka nisur testimin PCR, pavarësisht paralajmërimeve të Zemajt

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian