Ku do të kandidojë Kryemadhi? ‘Unë nuk lëviz nga këto dy qarqe’

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u pyet në Çim Peka LIVE se ku pritet të kandidojë gjatë zgjedhjeve të prillit.

Ajo tha se me kodin e ri të Edi Ramës, ajo ka të drejtë që udhëheqë listën e tyre në katër qarqe. Por ajo tha se nuk do lëvizë nga dy qarqe.

I pari është qarku i Elbasanit. Ajo tha se i ka një borxh politik dhe moral këtij qarku nga viti 2017, kur votuesit e kësaj partie i bënë ballë presionit të pushtetit të Edi Ramës.

Kryemadhi tha se qarku i dytë është ai i Fierit. Sipas saj, ky qark e ka surprizuar me solidaritetin që tregon mes të majtëve.

“Ka kohë edhe për Tiranën dhe Durrësin, por Fieri dhe Elbasani janë të palëvizshme për mua dhe të mos lodhen të tjerët për të bërë kalkulime,” tha Kryemadhi.

E pyetur për qarkun e Beratit, ajo tha se “në qarkun e Beratit, koordinator politik është Ardit Çela, i cili është rritur me LSI-në, politikisht dhe profesionalisht”.

Në Tiranë ajo përmendi shumë emra, mes tyre Petrit Vasili, Klajda Gjosha, etj.

Ngjarja paraprake

Johnson kritikon Trump: Sjellja e tij plotësisht e gabuar

Ngjarja e ardhëshme

Kënga e tij e fundit u komentua si diss për Melinda Ademin, reagon Stresi!

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian