Kthehen rastet e shumta me COVID-19 në Rusi, numri më i madh që nga mesi i majit

Rusia brenda 24-orëve ka raportuar 10,499 raste të reja me COVID-19.

Sipas Reuters, këto të dhëna janë më të larta që nga 15 maji, kur shpërthimi kishte kaluar kulmin e tij dhe Rusia kishte vendosur kufizime të ashpra.

Qendra ruse për Gjendjen e Coronavirusit, ka bërë me dije se 107 vdekje janë raportuar gjatë ditës së diel.

Aktualisht Rusia ka 1 milion e 215 mijë e 001 raste me COVID-19 dhe 21,358 vdekje.

Ngjarja paraprake

E hëna 12 tetori, ditë jopune për të gjithë qytetarët

Ngjarja e ardhëshme

Regjim komunikacioni për shkak të asfaltimit të rrugës rajonale Orashë – Radushë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian