Kthehen Pogba dhe Van De Beek

Cavani s’do të luajë sërish kundër Milanit në Europa League. Janë kthyer Pogba, Van de Beek dhe De Gea.

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, ka gëzuar fansat para ndeshjes me Milanin në Europa League.

Ai ka konfirmuar se mesfushori, Paul Pogba, është i gatshëm për lojë, ashtu si edhe Donny van de Beek dhe portieri, David De Gea.

Por, Edinson Cavani, që u raportuar se do të jetë gati për sfidën e së enjtes, ka ndjerë disa shqetësime në stërvitjen e së mërkurën andaj s’do të udhëtojë me skuadrën për Milano.

“David de Gea është kthyer pasi u lejua të largohet për shkak të lindjes së fëmijët të tij të parë, derisa Paul Pogba dhe Donny van de Beek janë rikthyer për të forcuar mesfushën tonë”, tha ai për faqen e klubit para ndeshjes me Milanin.

Ai shtoi për MUTV: “Fatkeqësisht, duket se Edinson ka ndjerë disa shqetësime në stërvitje sot dhe nuk ndihet gati për të udhëtuar”.

United barazoi në sfidën e parë me Milanin 1-1 në Old Trafford.

Ngjarja paraprake

Deputeti i Vetevendosjes zbulon fajtorin e krizës së Ferizajt

Ngjarja e ardhëshme

E kritikoi për performancën, Cardi B i kthehet keq opinionistes dhe plas lufta në rrjete sociale

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian