KSI: Mbetet në fuqi mbajtja e maskave në shkolla

Thonë se me rritjen e nivelit të popullatës së imunizuar për shkak të vaksinave dhe sëmundjes, shumica e infektimeve tashmë janë asimptomatike. Mbeten në fuqi propozimet e deritanishme ku përfshihet mbajtja e maskave edhe në shkolla.

“Skriningu që u realizua nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë me ndihmën e Komisionit për Sëmundje Infektive, tregon se respektohen masat nga ana e fëmijëve dhe gjithashtu ka një numër shumë të vogël të fëmijëve të infektuar. Mendoj se kur ata do të vlerësojnë, për një kohë të shkurtë do të hiqen edhe maskat në shkolla dhe në ambiente të mbyllura, e cila për ne si Ministri do të jenë e pranueshme.”,- tha ministri i arsimit, Jeton Shaqiri.

KSI propozon ndërkohë metodologji të re për vlerësim bazuar në disa tregues: “Numri i rasteve të reja të zbuluara në 7 ditët e fundit në 100,000 banorë, numri i të hospitalizuarve në 7 ditët e fundit në 100 000 banorë dhe përqindja e mbushjes së kapaciteteve shëndetësore në 7 ditët e fundit.”.

Sipas këtyre parametrave të klasifikohet në kohë rreziku epidemiologjik si i ulët, i mesëm ose i lartë, dhe njëkohësisht të reagohet në dy anët, lehtësimin dhe ashpërsimin e masave propozojnë nga Komisioni.

Qeveria të martën miratoi vendimin për heqjen e masave për posedim të certifikatës në qendrat tregtare. Zgjatet në 180 ditë edhe vlefshmëria e vendimit për Covid të kaluar, gratë shtatzëna kthehen në punë me rekomandim që të mund të vaksinohen.

 

Story i mëparshëm

Bexheti në takim me kryesinë e ngushtë të Bashkësise Lokale të f.Radushë

Story i radhës

Hashani: Ndihma për bujqit s’është e mjaftueshme

Të fundit nga