kshz ne vazhdimesi punojme per mbrojtje nga sulmet e hakereve 65f189229727c

KSHZ: Në vazhdimësi punojmë për mbrojtje nga sulmet e hakerëve

March 13, 2024
1 minut lexim

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) thotë se në vazhdimësi punon për mbrojtje të të dhënave të votuesve dhe mbrojtje nga sulmet e hakerëve.

Nga KSHZ thonë se është sjellë Strategji dhe është formuar Trup koordinues ndërinstitucional për menaxhimin e sfidave të sigurisë.

“Iu informojmë se në lidhje me mbrojtjen e të dhënave të votuesve dhe mbrojtjen nga sulmet e hakerëve, KSHZ në vazhdimësi punon në këtë çështje dhe për këtë qëllim kemi sjellë Strategji me plan aksionar dhe është formuar Trup koordinues ndërinstitucional për të menaxhuar me sfidat e sigurisë, që është në koordinim të vazhdueshëm për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë”, thonë nga KSHZ.

Para disa ditësh sërish kishte sulm hakerësh në disa institucione dhe në opinion u ngrit çështja e mbrojtjes së të dhënave personale, duke pasur parasysh edhe zgjedhjet presidenciale më 24 prill, dhe ato kuvendare më 8 maj.

MARKETING

RENT A CAR

e lodhur nga akuzat e komentet ne rrjete sociale sara figura ime si femer dhe morali im eshte perdhosur nuk me rrezoni dot 65f187bbc38a0
Story i mëparshëm

E lodhur nga akuzat e komentet në rrjete sociale, Sara: Figura ime si femër dhe morali im është përdhosur, nuk më rrëzoni dot

ja levizjet e inzaghit 65f18b03a82df
Story i radhës

Ja lëvizjet e Inzaghit

Të fundit nga

ShkoLartë