KSHZ bëri të ditur daljen e votuesve në Tetovë, Mavrovë-Rostushë dhe Qendër Zhupë

1 minut lexim

Komisioni Shtetërorë i Zgjedhjeve njoftoi se në Mavrovë-Rostushë deri në ora 09:00 dalja e votuesve në zgjedhje është 5,52 për qind, në Qendër Zhupë 5,69 për qind. Në Tetovë, nga përpunimi i të dhënave prej 94 nga gjithsej 117 vendvotime, kanë votuar 1.755 votues.

“Në Mavrovë Rustushë në votim kanë dalë 514, respektivisht 5,52 për qind. Në Qendër Zhupë deri në ora 09:00 kanë dalë 407 votues, respektivisht 5,69 për qind, ndërsa në Tetovë deri më tani janë përpunuar 94 vendvotime, dhe në këto 94 vendvotime kanë votuar 1755 votues. Të dhënat nga vendvotimet tjera janë në përpunim”, tha Ljupka Guguqevska Filiposka.

Story i mëparshëm

Nëse nuk e merr këshillin, ja çka do të bëje Bilall Kasami

Story i radhës

Tetovë: “Rrëmujë” në stacionin e autobusëve, mërgimtarët u kthehen vendeve të punës

Të fundit nga