KSHPK me iniciativë për Ligj të ri për Agjencinë e Zbulimit

Shkup, 2 tetor 2020 (MIA) – Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) do të ngre iniciativë për miratimin e Ligjit të ri për Agjencinë e Zbulimit, akte të reja nënligjore për rregullimin e të gjitha çështjeve për punësim, avancim, lëvizje përmes vlerësimit, vendosje ose marrje, informoi në konferencën e sotme për media kryetarja e KSHPK-së, Biljana Ivanovska dhe potencoi se me këtë ndërpritet procedura për lëndën pas disa denoncimeve të ngritura për drejtorin e AZ Erolld Musliu.

Ajo theksoi se KSHPK një kohë të gjatë ka punuar për këto denoncime që të bëhet analizë gjithëpërfshirëse, sepse, nënvizoi, bëhet fjalë për pozitë shumë të ndjeshme.

Përndryshe, lënda është nga viti 2019 nga një denoncim anonim, ndërsa janë shfaqur dyshime dhe njohuri për korrupsion dhe konflikt interesi të personave zyrtarë të cilët, informoi Ivanovska, e kanë keqpërdorur detyrën zyrtare me qëllim që të realizojnë interes për vete gjegjësisht janë kundër drejtorit të AZ Musliu për ekzistimin e indikacioneve për ekzistimin e rrezikut nga korrupsioni dhe shfyrtëzim të të dhënave shtetërore, zyrtare dhe ushtarake, kur e kryente funksionin ndihmës drejtor për Koordinim të Punëve Operative, përgjegjës edhe për bashkëpunim ndërkombëtar të AZ me partnerë të huaj nga viti 2016 deri në vitin 2019.

“Nuk është mjaftueshëm e mirë dhe e qartë korniza ligjore për miratimin dhe zbatimin e akteve nënligjore dhe të Marrëveshjes Kolektive në bazë të punësimit, avancimit dhe lëvizjes, përmes shpërndarjes ose vlerësimit. Tentimi që të rregullohen disa çështje me ndryshime dhe plotësime të Marrëveshjes Kolektive janë treguar si të pasuksesshme”, deklaroi mes tjerash kryetarja e KSHPK-së, Ivanovska. fc/

Прес ДКСК

Posted by MИА.mk on Петок, 02 октомври 2020

Default thumbnail
Ngjarja paraprake

Izraeli arreston udhëheqësin e lartë të Hamasit në Ramallah

Ngjarja e ardhëshme

Kompensohen tre e katërta e kursimtarëve në “Eurostandard bankën”, paguhen 3 miliard denarë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian