KS i OKB-së bën thirrje për ndaljen e dhunës në Afganistan

Këshilli i Sigurimit i OKB -së bëri thirrje sot për një ndërprerje të menjëhershme të dhunës në Afganistan.

Një deklaratë e miratuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së shpreh sot shqetësim të thellë për valën e dhunës dhe ofensivën e talebanëve, por edhe për raportet e shkeljeve serioze të të drejtave të njeriut në komunitetet e prekura nga lufta.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së u bëri thirrje autoriteteve afgane dhe talebanëve që të përfshihen në një “proces domethënës, gjithë-afgan, gjithëpërfshirës të paqes në mënyrë që të arrihet një marrëveshje politike dhe t’i jep fund konfliktit të armatosur sa më shpejt të jetë e mundur”.

Në deklaratën e sotme, Këshilli i Sigurimit thekson se nuk ka zgjidhje ushtarake për konfliktin në Afganistan.

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Nuk kanë të ndalur/ Zjarr në afërsi të shkollës “Dimitar Vllahov” në Shkup

Ngjarja e ardhëshme

Greca prezantohet te skuadra e re

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian