kryeziu vv nuk mund te marre pushtetin pa koalicion 66aa754c2bc98

Kryeziu: VV nuk mund të marrë pushtetin pa koalicion

July 31, 2024
1 minut lexim

Profesori universitar Kadri Kryeziu ka folur për rezultatet që mund të dalin pas zgjedhjeve të ardhshme nacionale në Kosovë.

Ai ka thënë se në këto zgjedhje nuk mund të ketë vetëm një parti që do të marrë pushtetin, sipas tij, mund të ketë koalicion, ai ka përmendur LVV në raport me PDK, LDK dhe AAK.

“Është bukur vështirë njeriu t’ia qëllojë, e kam një farë bindje që nuk mundet të jetë reale që në të ardhmen në zgjedhjet e ardhshme do të jetë koalicioni, pasi partia e parë nuk do të ketë mundësi të bëjë Qeverinë vet”.

“Mund të ketë koalicion VV-PDK, VV-LDK dhe VV-AAK. Koalicioni i shpëton gjatë gjithë historisë së re të Kosovës, pasi Kosova është shtet i pavarur, dhe janë krijuar koalicionet politike gjithmonë në emër të Kosovës”.

“Momenti i Kosovës i bashkon shqiptarët, ani pse i kanë mendimet e kundërta sepse kanë dhënë prova se janë bashkë për Kosovën. Kjo e eliminon atë inatin dhe për shkak të Kosovës shkojnë bashkë”, ka thënë Kryeziu

MARKETING

RENT A CAR

zbuloni dy shenjat me me fat te horoskopit 66aa745cd0fab
Story i mëparshëm

Zbuloni dy shenjat më me fat të Horoskopit

irani ngrit flamujt e kuq mbi xhamite cfare sinjale po dergojne iranianet 66aa8015bd988
Story i radhës

Irani ngrit flamujt e kuq mbi xhamitë – çfarë sinjale po dërgojnë iranianët

Të fundit nga

ShkoLartë