Kryetari më i varfër e lë politikën: Në jetë i përhershëm është vetëm ndryshimi

José “Pepe” Mujica, ish president i Uruguait (2010-2015) dhe një figurë e shquar në të majtën e Amerikës Latine, njoftoi të martën se po largohet nga jeta politike dhe funksioni i senatorit në moshën 85 vjeç.

Pandemia e koronavirusit e nxitoi vendimin e këtij ish-presidenti atipik. “Kjo situatë më detyron, me keqardhje të thellë për thirrjen time politike, të jap dorëheqjen”, tha ai para Senatit, në të cilin u rizgjodh në vitin 2019, pasi kishte mbajtur më parë atë pozitë.

“Pandemia më dëboi,” shtoi ai. “Të jesh senator do të thotë të flasësh me njerëzit, t’i takosh, nuk ndodh në zyra. Jam rrezikuar dyfish, nga mosha dhe sëmundja”, shpjegoi Mujica, i cili vuan nga një sëmundje autoimune.

Tha se po shkon “mirënjohës, me plot kujtime e nostalgji”.

Image

Përqafimi i dy ish-kryetarëve:  Juli Sanguinetti e Jose Mujica

Ish guerilasi i fjalës spontane, pa fraza dhe gjuhë burokratike, u bë i njohur në të gjithë botën duke miratuar masa të përparuara në vend të tilla si legalizimi i abortit, martesa e të njëjtës gjini dhe legalizimi i kanabisit.

Refuzoi konvencat dhe dhuroi pothuajse të gjitha të ardhurat e tij për programin e strehimit social, duke i dhënë atij pseudonimin “presidenti më i varfër në botë”.

“E vetmja gjë që është konstante në jetë është ndryshimi,” tha “Pepe” Mujica, dëshira e të cilit është të ndihmojë në ndërtimin e së ardhmes, por t’u japë një mundësi brezave të rinj.

Ndonëse presidenti i Uruguait ai ngiste një ‘bug’, një Volkswagen të vitit 1987 dhe shiste lule, që ai dhe gruaja e tij i kultivonin në kopsht.

Jetonte në një shtëpi modeste fshati afër Montevideo, me gruan e tij, senatorin dhe ish-guerilasen Lucia Topolansky dhe qenin me tre këmbë Manuel.

Nuk kishte truproje, as flotë zyrtare automjetesh.

Ngjarja paraprake

Liverpooli ofendon Pickfordin: “Budalla pa brirë”

Ngjarja e ardhëshme

Edhe sot një pjesë e kësaj rruge në Prishtinë e mbyllur për qarkullim

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian