Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski nuk mban maskë por kërkon të njëjtën nga të tjerët (FOTO)

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në profilin e tij në rrjetin social facebook ka publikuar fotografi ku mund të shihet ai në shoqëri të shumë njerëzve të cilët nuk mbajnë maska mbrojtëse e as nuk kujdesen për distancën sociale, masa këto tejet të rëndësishme në parandalimin e shpërndarjes së COVID-19, informon GAZETA.MK

Për ironi të fatit, albumi në të cilin Mickoski i ka ngarkuar këto fotografi mban emrin “Me sport kundër koronës dhe ndotjes”, por që në fakt fotografitë flasin pikërisht të kundërtën e qëllimit për të cilin ai ka dalë në fotografi.

Mbetet të shohim nëse organet kompetente do të kërkojnë përgjegjësi nga kreu i opozitës maqedonase, apo do të ngritët ndonjë kallëzim penal ndaj tij dhe personave të tjerë që shihen në shoqëri të tij.

Ngjarja paraprake

“Kërkoj ndjesë”/ U pezullua nga “Për’puthen”, rrëfehet Tea: Edhe gjatë gjimnazit kam rrezikuar të përjashtohem

Ngjarja e ardhëshme

Vdes sportisti në moshën 42-vjeçare, ja arsyeja

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian