Kryetari i Sarajit Blerim Bexheti inspekton punimet në Sfillare të Poshtme 

Komuna e Sarajit nuk po e ndalë punën as ditëve të vikendit për plotësimin e nevojave të qytetarëve.
Megjithëse sot është ditë vikendi, sekretari Sefi Shabani së bashku me zv. drejtorin e Ndërmarrjes “Rrugë dhe Rrugica” Enes Limani kanë bërë inspektimin e punimeve në fshatin Sfillare të Poshtme, ku janë duke u rregulluar dy rrugica dhe vendosja e pllakave të bekatonit.

Komuna e Sarajit po vijon me disa aktivitete të rëndësishme infrastrukturore në vendbanimin Sfillare edhe në të gjitha vendbanimet tjera me qëllim që qytetarët tanë të kenë kushte më të mira për të jetuar theksoi sekretari Shabani.
Gjithsej janë shtruar 700 metra katror pllaka të bekatonit, rregullimi i këtyre dy rrugicave ishte më se i nevojshëm për banorët e këtij vendbanimi.

Ndërkohë, është duke e punuar edhe në Krushopek gjithashtu do të fillojnë punimet e rezervuarit në vendbanimin Rashçe ku deri në fund të këtij viti do të përfundojnë aktivitete e parapara me buxhetin e vitit 2020 por edhe në vitin që vjen do të realizohen projektet e premtuara të kryetarit të komunës së Sarajit.

Ngjarja paraprake

Vranësira dhe reshje shiu, moti për pesë ditët e ardhshme

Ngjarja e ardhëshme

Këto gjëra fëmijët i mbajnë mend nga prindërit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian