Kryetari i Malishevës infektohet me koronavirus

Kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj, është infektuar me koronavirus.

Kjo është bërë e ditur me anë të një njoftimi për media nga komuna që ai e udhëheq.

“Ju njoftoj se pas shfaqjes së disa problemeve shëndetësore, e kam bërë testin RT-PCR dhe kam rezultuar pozitiv me SARS CoV-2. Për shkak të kësaj, për dy javë do të jem në vetizolim. I falënderoj të gjithë për përkrahjen dhe mbështetjen e dhënë gjatë këtyre ditëve”, thuhet në njoftim.

Komunikata e plotë:

Të nderuar qytetarë të Komunës së Malishevës,

Ju njoftoj se pas shfaqjes së disa problemeve shëndetësore, e kam bërë testin RT-PCR dhe kam rezultuar pozitiv me SARS CoV-2. Për shkak të kësaj, për dy javë do të jem në vetizolim. I falënderoj të gjithë për përkrahjen dhe mbështetjen e dhënë gjatë këtyre ditëve.

Për çdo rast, kërkoj nga të gjithë ata që kanë pasur kontakt me mua në javën e fundit, të kenë kujdes dhe nëse kanë ndonjë simptomë të paraqiten te mjeku.
Gjendjen e kam stabile dhe do të qëndroj në shtëpi në vetizolim.

Pavarësisht kësaj, kërkoj nga të gjithë qytetarët që të respektojnë udhëzimet dhe rekomandimet e institucioneve shëndetësore, për t’u mbrojtur nga ky virus, pasi nuk ka armë tjetër të luftimit përveç zbatimit të masave dhe kujdesit të shtuar. 

Ngjarja paraprake

Ferizaj binjakëzohet me Cedar Falls

Ngjarja e ardhëshme

Shqiptarja tifoze e Partizanit, zhvishet dhe lë pa frymë tifozët

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian