Kryetari i Kuvendit uron Ditën e boshnjakëve

Shkup, 28 shtator 2020 (MIA) – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi personalisht dhe në emër të deputetëve ua uron bashkësisë boshnjake – Ditën ndërkombëtare të boshnjakëve.

“Besoj se kjo datë historike kur Kuvendi i parë boshnjak e ka miratuar Deklaratën për kthimin e emrit historik Boshnjak ndërsa gjuha amtare përsëri është emëruar si gjuha boshnjake, është datë e cila ju bën krenarë dhe ju jep ndjenjë të bukur të përkatësisë dhe për këtë, Ju përgëzoj. Dua që me anë të këtij urimi të shpreh respektin dhe mbështetjen time ndaj bashkësisë boshnjake në Republikën e Maqedonisë së Veriut, e cila është pjesë e pandashme e shoqërisë sonë, e çmuar dhe e vlerësuar për veçoritë e veta, gjuhën, traditën, kulturën dhe zakonet, mirëpo, mbi të gjitha, për kontributin e vet të rëndësishëm në zhvillimin e shtetit”, thuhet në urimin e Xhaferit.

Bukuria e shoqërive multietnike është në pasurinë e kulturave dhe traditave dhe promovimi, kultivimi, respektimi dhe ndarja e përbashkët e tyre, vetëm e pasuron edhe më shumë jetën shoqërore në shtet, dhe e zbukuron përditshmërinë e qytetarëve tanë.

“Ndarja e përbashkët dhe njohja e ndërsjellë do të thotë edhe respektim i ndërsjellë, dhe kjo është mënyra e vetme për ndërtimin e rrëfimit të suksesshëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Shpresoj se me forca të përbashkëta do të vazhdojmë të ndërtojmë dhe reformojmë shoqërinë tonë në rrugën drejt Evropës, si shtet i cili jeton me frymë evropiane”, shkruan Talat Xhaferi në urimin për bashkësinë boshnjake në vend. sn/.

Ngjarja paraprake

Pa energji elektrike nesër më shumë pjesë të Shkupit

Ngjarja e ardhëshme

Ushtria e Azerbajxhanit merr kontrollin e disa lartësirave të pushtuara

të fundit nga