Kryetari i Deçanit për vdekjen e dy vëllezërve në Gjermani: Një tragjedi që ka goditur zemrën e çdo shqiptari

Kryetari i Komunës së Deçanit e ka quajtur tronditës lajmin për vdekjen tragjike të dy vëllezërve Arifaj nga kjo komunë, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se kjo tragjedi ka goditur zemrën e çdo shqiptari.

Selmanaj ka thënë se bashkëndjejnë dhimbjen me familjen Arifaj.

Postimi i tij i plotë:

Lajm tronditës…

Në Bruckberg afër Münchenit të Gjermanisë humbën jetën tragjikisht dy vëllezërit Arifaj nga Ratishi i Deçanit, njëri në moshën 13 vjeçare dhe tjetri në moshën 17 vjeçare.

Bashkëndjejmë dhembjen me familjen Arifaj.

Një tragjedi që ka goditur zemrën e çdo shqiptari.

Shpirtat e njomë të dy engjujve u prehshin në paqen e pasosun.

RS.

Ngjarja paraprake

VMRO-ja me protestë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike

Ngjarja e ardhëshme

Test / Zgjidhni elefantin tuaj fatsjellës dhe merrni një mesazh

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian