Kryetari Bulliqi dhe përfaqësuesit e MAPL nënshkruan marrëveshjen për Grantin e Performancës Komunale

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka pritur sot në takim Hamdi Fazliun dhe Ganimete Salihun -përfaqësues të Ministrisë së Pushtetit Lokal, me të cilët ka nënshkruar marrëveshjen për Grantin e Performancës Komunale.

Marrëveshja e nënshkruar ka për qëllim bashkëpunimin në mes palëve për pjesëmarrje në Grantin e Performancës Komunale (GPK) për vitin 2021 dhe krijon kornizën për përkrahje financiare me qëllim të ngritjes së performancës komunale.

Në bazë të marrëveshjes, trepalëshe MAPL, Komunës së Podujevës dhe Helvetas Swiss Intercooperatinon Kosova, komuna obligohet do të shfrytëzojë menaxhojë fondet e marra nga GPK në përputhje me legjislacionin e zbatueshëm në Kosovë.

Komuna gjithashtu zotohet se do të ofrojë të dhëna të sakta në lidhje me çështjet e kërkuara për pjesëmarrje në GPK.

Ky grant bashkëfinancohet nga Qeveria e Kosovës e përfaqësuar nga MAPL, Qeveria e Zvicrës, Qeveria e Suedisë dhe Qeveria e Norvegjisë të përfaqësuar nga HSIK-DEMOS II.

Në takimin e sotëm me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes ishte i pranishëm edhe drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Fatlum Osmani.

Ngjarja paraprake

Ministri Bekteshi ne konferencë mbi efektet e pandemisë KOVID-19 në ekonominë vendore

Ngjarja e ardhëshme

Talenti i Shqipërisë lë pas dëmtimin e gjatë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian