Kryeparlamentari turk takon presidentin e Republikës Turke të Qipros Veriore

Kryetari i parlamentit të Turqisë sot është takuar me presidentin e sapozgjedhur të Republikës Turke të Qipros Veriore (TRNC) i cili ka vizituar Ankaranë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate nga kabineti i kryeparlamentarit, Mustafa Şentop dhe presidenti i TRNC-së Ersin Tatar diskutuan bashkëpunimin e mundshëm midis dy vendeve.

Ambasadori i TRNC-së, Kemal Köprülü po ashtu mori pjesë në takim, pas së cilit Şentop ofroi një drekë për nder të tij.

Ish-kryeministri Ersin Tatar më 18 tetor fitoi zgjedhjet presidenciale në TRNC me 51,74 për qind të votave.

Tatar është presidenti i pestë i TRNC-së dhe është vendosur të shërbejë për një mandat pesëvjeçar.

Ishulli i Qipros është ndarë që nga viti 1974, kur një grusht shteti grek qipriot u pasua nga dhuna kundër turqve të ishullit dhe ndërhyrja e Ankarasë si një fuqi garantuese.

Republika Turke e Qipros Veriore u themelua në vitin 1983.



.. .

Ngjarja paraprake

Zaev: S’kam pasur kontakt direkt me Spasovskin, do të bëj test për Covid-19

Ngjarja e ardhëshme

Loredana provokon me paraqitjen e fundit, mbulohet vetëm me peshqir

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian