Reagimet ndaj vendimit të kryetarit të Aleancës për Shqiptarët për t’u larguar nga Koalicioni VLEN dhe për t’u afruar me Ali Ahmetin po shtohen dita-ditës.
Një nga zërat më kritikë ka qenë Daradan Hyseni, një ndër aktivistët më të spikatur të Aleancës në Çair dhe Shkup, i cili ka mbajtur disa funksione brenda partisë.
I indinjuar nga drejtimi i ri politik i kryetarit Taravari dhe afrimi i tij me Ali Ahmetin, Hyseni ka reaguar publikisht përmes një postimi në Facebook, ku ka shkruar:
“Vazhdojmë të njëjtës rrugë!”
Këto ditë, gjithnjë e më shumë struktura të larta partiake dhe anëtarë të Aleancës po distancohen nga ky veprim i njëanshëm i Taravarit.
Burimi: alfax.mk