Kryendeshja në Therandë

Sot në program janë tri ndeshje të javës së nëntë të Superligës, të cilat luhen nga ora 14:00.

Ndeshja më interesante zhvillohet në qytetin e Therandës. Ekipi i Ballkanit do ta presë Prishtinën.

Ballkani gjendet në pozitën e 1 me 19 pikë pas 8 ndeshjeve, kurse Prishtina është në vendin e 4-të me 11 pikë me 7 ndeshje të luajtura.

Ndeshje interesante do të zhvillohet edhe në Skenderaj. Atje Drenica e pret Trepçën 89. Drenica kërkon të rikthehet tek fitorja, kurse ekipi nga Mitrovica dëshiron ta vazhdoj formën e mirë.

Kurse, në takimin e tretë, ndeshen Gjilani me Besën. “Skifterat” duan fitoren për të ju afruar vendit të parë, kurse Besa për të dal nga zona e rrezikut.

Ngjarja paraprake

Izraeli arreston një zyrtar të Vakëfit Islam të Kudsit

Ngjarja e ardhëshme

16 mësimdhënës e 15 nxënës të prekur me Covid 19 në Gjilan

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian