kryeministri suedez do te takohet me viktor orban per ti dhene fund bllokimit te anetaresimit ne nato 65b2f386a5b92

Kryeministri suedez do të takohet me Viktor Orban për t’i dhënë fund bllokimit të anëtarësimit në NATO

January 25, 2024
1 minut lexim

Kryeministri suedez Ulf Kristersson, ka shprehur gatishmërinë për t’u takuar me liderin hungarez, Viktor Orban, për të çuar më tej kërkesën e Suedisë për anëtarësim në NATO, raporton “Euronews”.

Kristerssoni ka rënë dakord të takohet me homologun e tij hungarez, i cili e ftoi në Budapest për të diskutuar pranimin e Suedisë në NATO.

Kryeministri i Suedisë ka thënë se bisedimet më të thella midis vendeve do të ishin më të dobishme.

Ftesa e Orbanit u bë pasi Hungaria mbetet i vetmi anëtar i NATO-s që nuk ka ratifikuar ofertën e Suedisë për t’u bashkuar me aleancën.

“Mezi pres të diskutoj të gjitha çështjet në thellësi me ju në Budapest në një kohë të përshtatshme për të dy”, shkroi Kristerssoni në një letër drejtuar Orbanit, sipas agjencisë suedeze të lajmeve TT.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

dosja e 21 janarit ibsen elezi ata qe vrane protestuesit pa shkak duhet te japin llogari 65b2f34a4765f
Story i mëparshëm

Dosja e 21 Janarit/ Ibsen Elezi: Ata që vranë protestuesit pa shkak duhet të japin llogari

loja e karaktereve ja ke zgjedh juli si banoren me
Story i radhës

Loja e karaktereve/ Ja kë zgjedh Juli si banoren më sexy

Të fundit nga

ShkoLartë