Kryeministri Rama mbërrin për vizitë në Greqi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbërritur në Greqi në kuadër të një vizite pune, ndërkohë ai do të takohet me zyrtarë të lartë të vendit, transmeton Anadolu Agency(AA).

Në lidhje me vizitën, në rrjetet sociale Rama ka shkruar se diskutimet do të fokusohen në çështjet që lidhen me pandeminë e koronavirusit të ri (COVID-19) dhe marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Në Athinë për një drekë pune me kryeministrin Mitsotakis për të diskutuar mbi koordinimin e mëtejshëm në luftën e përbashkët kundër COVID-19, forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve, bashkëpunimin rajonal dhe integrimin evropian të rajonit tonë”, ka shkruar Rama.

Kujtojmë se mes dy vendeve është ende e hapur çështja e kufizimit të zonave detare, pasi negociatat e disa viteve më parë nuk prodhuan marrëveshje.

Shqipëria konfirmoi në tetor të vitit të kaluar se është dakorduar me Greqinë që t’i drejtohen drejtësisë ndërkombëtare për të zgjidhur çështjen e kufizimit të zonave detare mes dy vendeve.



. .

Ngjarja paraprake

Neftchi Baku kthen sytë sërish nga Superiorja

Ngjarja e ardhëshme

YTB do të mbështesë punimet e suksesshme të studentëve të diplomuar në Turqi

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian