Kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama në Madrid, priten nga mbreti dhe mbretëresha e Spanjës

Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë zyrtare në Spanjë ku do të marrë pjesë në punimet e Samitit të NATO-s që do të zhvillohet ditën e mërkurë dhe të enjte në Madrid.

Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama ishin të ftuar dje në darkën mbretërore gala organizuar nga Madhëria e Tij, Mbreti Felipe VI i Spanjës dhe Mbretëresha Letizia në Pallatin Mbretëror të Madridit, ku morën pjesë kryetarët e qeverive dhe të shteteve anëtare të NATO-s.

Ditën e sotme, Kryeministri Rama, së bashku me pjesëmarrësit e tjerë në Samit do të mirëpriten nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe Presidenti i qeverisë së Mbretërisë së Spanjës, Pedro Sanchez.

Vijon..

Image

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Konfirmohet një prej veçorive të shumëkërkuar për iPhone

Story i radhës

Travis Barker dërgohet në spital me ambulancë dhe Kourtney fotografohet pranë tij

Të fundit nga