Kryeministri Kurti vizitoi Kombëtaren e Kosovës, presidenti Ademi ia dhuron fanellën dardane

Kryeministri i vendit, Albin Kurti e ka vizituar sot ekipin Kombëtar të Kosovës në hotel “Emerald”.

Kryeministri Kurti përveç një bashkëbisedimi të këndshëm me futbollistët dardanë, ka zhvilluar  takim edhe me presidentin Agim Ademi, e ku ishin të pranishëm edhe përzgjedhësi Bernard Challandes, nënkryetari Bakir Burri,d rejtori i Kombëtares, Muharrem Sahiti dhe kryetari i tifogrupit “Dardanët”, Lulzim Berisha.

Gjatë kësaj vizite kryeministri Kurti përgëzoi djemtë dardanë për paraqitjet e tyre mbresëlënëse dhe i uroi për një cikël të suksesshëm në kualifikimet për Botërorin “Katar 2022”.

Kurti theksoi se futbolli në Kosovë gjithmonë ka qenë sport i dashur, derisa tani sukseset e djemve dardanë po e bëjnë krenar  të gjithë popullin.

Ai u shpreh i lumtur që në kampin e Dardanëve ekziston një atmosferë shumë e mirë dhe harmoni ndërmjet lojtarëve, pasi kjo është garancë për suksese të reja.

Në anën tjetër, presidenti Agim Ademi duke e uruar kryeministrin Kurti për detyrën e marrë, e falënderoi atë për vizitën dhe mbështetjen ndaj ekipit Kombëtar dhe i dhuroi një fanellë të ekipit kombëtar.

Ngjarja paraprake

Osmani: Presim konferencën ndërqeveritare në qershor

Ngjarja e ardhëshme

"Është bërë përparim i rëndësishëm në zgjidhjen e çështjes së Afganistanit"

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian