Kryeministri i Malajzisë, Muhyiddin Yassin sot bëri të ditur se do t’i nënshtrohet vetëkarantinës 14-ditore pasi ka qenë në kontakt me një ministër që doli pozitiv ndaj koronavirusit (COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).
“Kjo nuk do të ndërhyjë në punët e qeverisë. Unë do të vazhdoj të punoj nga shtëpia dhe do të marr pjesë në të gjitha takimet në mënyrë virtuale”, tha Yassin në një deklaratë.
Ai tha se të gjitha testet e tij të fundit për COVID-19 ishin negative.
Yassin të shtunën u takua me ministrin e Çështjeve Fetare, Zulkifli Mohamad al-Bakri në një takim të nivelit të lartë mbi zhvillimet e virusit.
“Për të gjithë malajzianët, aktualisht jam duke kaluar trajtimin sepse testi për COVID-19 është konfirmuar pozitiv nga Ministria e Shëndetësisë e Malajzisë”, shkroi ministri në një postim në Facebook. “Unë i nxis ata që morën pjesë në aktivitetet ku isha nga 24 shtatori deri më 4 tetor të shkojnë menjëherë në skriningun për COVID-19”, tha Yassin.
Malajzia ka konfirmuar një rekord prej 432 rasteve të reja, duke e çuar numrin e rasteve në 12.813. Është kulmi më i lartë ditor që kur kufizimet u vendosën në muajin mars.