Kryeministri i Jemenit: “Ekspertë iranianë” të përfshirë në shpërthimet në Aden

Kryeministri i Jemenit Maeen Abdulmalik Saeed akuzoi “ekspertët iranianë” për shpërthimet vdekjeprurëse të së mërkurës në Aeroportin e Adenit në Jemen, raportoi media lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Anëtarët e qeverisë së sapoformuar, të cilët mbërritën në kryeqytetin e përkohshëm Aden të mërkurën, zhvilluan takimin e saj të parë, njoftoi Agjencia zyrtare e Lajmeve SABA.

“Rezultatet paraprake të hetimit mbi shpërthimin në Aeroportin e Adenit tregojnë se militantët Houthi ishin prapa sulmit”, tha Saeed pas takimit.

Duke iu referuar informacioneve ushtarake dhe të inteligjencës, Saeed tha se disa ekspertë iranianë kanë qenë të përfshirë në sulmin i cili u krye me raketa të orientuara.

Presidenti i Jemenit Abd Rabbuh Mansur Hadi dha një urdhër të mërkurën për të krijuar një komitet hetimi të kryesuar nga ministri i Brendshëm Ibrahim Haydan në lidhje me sulmin.

Komiteti sot mbajti takimin e tij të parë.

Ndryshe, të paktën 26 njerëz humbën jetën, ndërsa më shumë se 100 të tjerë u plagosën në tre shpërthime që tronditën aeroportin në qytetin jugor limanor Aden të mërkurën menjëherë pasi anëtarët e qeverisë së sapoformuar arritën në kryeqytetin e përkohshëm.

Qeveria e re akuzoi rebelët Houthi të mbështetur nga Irani, të cilët kanë mohuar çdo lidhje me shpërthimet.

Kabineti i ri i Jemenit u formua nën Marrëveshjen e Riadit të nënshkruar në nëntor të vitit 2019 nga qeveria e Jemenit dhe Këshilli i Përkohshëm Jugor, i cili mbështetet nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Jemeni është përfshirë nga dhuna dhe kaosi që nga viti 2014, kur rebelët Houthi pushtuan pjesën më të madhe të vendit, përfshirë kryeqytetin Sana.

Sipas Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA), konflikti në Jemen deri më tani ka marrë jetën e 233 mijë njerëzve.



. .

Ngjarja paraprake

Pas 10 vitesh mungesë në futboll, rikthehet Raymond Domenech

Ngjarja e ardhëshme

Edhe bora i mungon Vitit të Ri

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian