Kryeministri britanik përgëzon presidentin Erdoğan për fitoren në zgjedhje

Kryeministri britanik, Rishi Sunak, ka uruar presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan, për fitoren e tij në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, transmeton Anadolu.

“Urime, Recep Tayyip Erdoğan! Si aleatë të NATO-s, pres me padurim vazhdimin e bashkëpunimit të fortë midis vendeve tona, nga rritja e tregtisë deri te trajtimi i kërcënimeve të sigurisë”, shkroi kryeministri Sunak në Twitter.

Kreu i Këshillit Suprem Zgjedhor (YSK), Ahmet Yener, njoftoi se në raundin e dytë të zgjedhjeve Erdoğan është rizgjedhur president i Türkiyes. Duke folur me gazetarët në kryeqytetin Ankara, kreu i YSK-së tha se Erdoğan në raundin e dytë fitoi presidencën e Türkiyes kundrejt kandidatit të opozitës, Kemal Kılıçdaroğlu.

Sipas rezultateve preliminare, tha Yener, presidenti aktual Erdoğan fitoi garën zgjedhore me 52,14 për qind, ndërsa Kılıçdaroğlu grumbulloi 47,86 për qind të votave. Ai shtoi se deri më tani në mbarë vendin janë hapur 99,43 për qind e kutive të votimit.





Story i mëparshëm

Taravari kërkon masa urgjente nga MASH dhe Kovaçevski: Universiteti i Tetovës është me u.d. rektor me mandat të skaduar

Story i radhës

Diplomacia perëndimore kërkon shmangien e veprimeve të njëanshme në veriun e Kosovës

Të fundit nga