Kryeministri britanik: Lloji i ri i COVID-19 mund të jetë më vdekjeprurës

Kryeministri britanik Boris Johnson paralajmëroi sot se lloji i ri i koronavirusit (COVID-19) i zbuluar në Mbretërinë e Bashkuar mund të jetë më vdekjeprurës nga lloji i parë i virusit, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ka disa dëshmi se lloji i ri mund të ndërlidhet me një shkallë më të lartë të mortalitetit”, tha Johnson në një konferencë për media.

Zyrtarët shëndetësorë tashmë kanë thënë se lloji i ri i virusit është 70 për qind më i transmetueshëm.

Mbretëria e Bashkuar në javët e fundit ka regjistruar numra rekord të rasteve të reja dhe vdekjeve që ndërlidhen me COVID-19.



. .

Ngjarja paraprake

Vjen lajmi i keq nga moti, priten reshje shiu dhe vërshime

Ngjarja e ardhëshme

Turqi, 149 të vdekur dhe 5.967 raste të reja me COVID-19

të fundit nga