Kryeministri armen shkarkon nga detyra shefin forcave të armatosura

Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan, ka bërë të ditur se ka shkarkuar nga detyra shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Armene, Onik Gasparyan, transmeton Anadolu Agency (AA).

Pas thirrjes së ushtrisë armene për dorëheqje ndaj tij, Pashinyan mbajti një fjalim në një lidhje të drejtpërdrejtë në rrjetin social Facebook.

Në fjalimin e tij ai u bëri thirrje mbështetësve të tij të dalin në rrugë.

“Duhet të mbrojmë revolucionin. Ndodhemi në një situatë të vështirë. Vendosa të shkarkoj nga detyra shefin e shtabit. Tani detyra më e rëndësishme është mbrojtja e pushtetit të civilëve dhe popullit”, tha Pashinyan.

Duke shpjeguar se ka marrë përsipër përgjegjësinë për humbjen që Armenia përjetoi në Malësinë e Karabakut, Pashinyan deklaroi se, “Populli ka edhe disa pyetje për disa zyrtarë të nivelit të lartë të ushtrisë dhe këto pyetje janë të pashmangshme”.

Më herët, Gasparyan dhe komandantët e nivelit të lartë përmes një deklarate të përbashkët të nënshkruar i bën thirrje për dorëheqje kryeministrit Pashinyan.

Thirrjen për dorëheqje, Pashinyan e përshkroi si “një tentativë për grusht shteti”.



. .

Ngjarja paraprake

Kur e shoh Bayernin, nuk mendoj se ne jemi favoritë për ta fituar Ligën e Kampionëve – thotë Guardiola

Ngjarja e ardhëshme

U akuzua për photoshop, Khloe Kardashian iu përgjigjet ndjekësve

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian