“Kryeministër i Krimit, ik në shtëpi”/ Izraelitët “injorojnë” karantinën, protesta kundër Netanyahu-t

Izraelitët mbajtën protestë kundër kryeministrit Benyamin Netanyahu, për shkak të akuzave të ngritura ndaj tij për korrupsion dhe “dështim në menaxhimin e pandemisë së koronavirusit”.

Pavarësisht karantinës së zbatuar si pjesë e masave mbrojtëse, shumë protestues morën pjesë në protestën pranë rezidencës së kryeministrit në Kudsin Perëndimor.

Protestuesit me maska dhe bluza ​​me mbishkrimin “Kryeministri i Krimit”, duke iu referuar Netanyahu-t, shpesh brohorisnin: ”

Bibi (Netanyahu), ik në shtëpi”.

Ata po ashtu mbanin pankarta me mbishkrimin “Të gjithë janë të barabartë para ligjit” dhe “Ik”, duke i bërë thirrje Netanyahu-t të japë dorëheqjen.

Policia, e cila bllokoi rrugët që çojnë në zonën ku u mbajt protesta, mori masa të gjera të sigurisë zonë. Demonstrata të ngjashme u mbajtën në pjesë të ndryshme të vendit, veçanërisht në Tel Aviv.

Policia izraelite ndaloi tetë protestues në një protestë para rezidencës së kryeministrit gjatë orëve të ditës. Protestat kundër Netanyahu-t kanë vazhduar për 28 javë në Izrael, vend i cili është prekur nga vala e tretë në pandemisë COVID-19 dhe ku papunësia po rritet gradualisht.

Qeveria e Netanyahu-t ka vendosur masën e karantinës për të paktën dy javë në gjithë vendin që nga 27 dhjetori, për shkak të rritjes së rasteve ditore.

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Netanyahu me arsyetimin se ai nuk ka arritur të menaxhojë pandeminë dhe për shkak të lëndës gjyqësore ndaj tij me akuzat për korrupsion.

Ngjarja paraprake

Guardiola: Sigurisht, tani jam më i mirë

Ngjarja e ardhëshme

Zaev: Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme, Qeveria është stabile

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian