Kryemadhi zbulon pse u zhduk për tre javë: Bëra një operacion!

 

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka komentuar vendimin e fundit të qeverisë për mbajtjen e maskave me detyrim në cfarëdo ambienti.

Kryemadhi e ka komentuar me humor këtë vendim duke deklaruar se nuk do të paguajë gjobëm pasi kontratat janë ose në emër të Ilir Metës, ose në emër të mamasë së saj.

“Unë s’kam kontratë dritash, do e hajë Ilir Meta ose mamaja ime”, ka thënë Kryemadhi në neës 24.

Pyetje: Ju besoj do e vini maskën se ndryshe gjobiteni…

Kryemadhi: Unë s’kam asnjë kontarë në drita apo ujë, gjobën do e hajë Ilir Meta ose mamaja time. Hajd ta gjejnë ata ku të më gjobisin mua. Kështu tha dhe për gjobat më parë dhe i fali.

Ndërkohë që kryetarja e LSI-së ka zbuluar dhe arsyen e mungesës së saj në këto javët e fundit në media, duke zbuluar se ka bërë operacion bajamet dhe kjo ka bërë që të humbasë dhe disa kilogramë më tepër në peshën e saj.

Kryemadhi: Para 3 javësh unë kam hequr bajamet, që nuk rekomandohet në këtë moshë. I kam munguar publikurt me zë dhe figurë, por kam qenë prezente në rrjete sociale. Gjë e mirë, avantazhi është që kemi humbur disa kilogramë. Nuk kam ngrënë dhe nuk kam pirë shumë.

Ngjarja paraprake

Istogu triumfon bindshëm, bën hapin e parë drejt rrethit të tretë të Kupës së Evropës  

Ngjarja e ardhëshme

Muriqi luan lojën e parë me Lazion, po rikthehet nga lëndimi

të fundit nga