Kryemadhi nga Memaliaj: Zonë me potenciale në bujqësi e blegtori. Strategjia e Rilindjes shpopullimi dhe rrënimi

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ishte në Memaliaj ku prezantoi kandidatin për deputet nga kjo forcë politike.

Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi u shpreh ndër të tjera se, strategjia e ndjekur nga Rilindja kërkon rrënimin dhe shpopullimin e zonës në fjalë por edhe të gjithë vendit.

Kryemadhi shtoi se, këto janë zona që mund të krijojnë mundësi për turizmin, por edhe për blegtorinë.

Kryemadhi: Çfarë po ndodh sot në Tiranë? Po ndodh që kemi një mbipopullim, por kemi një fluks të madh të rinjsh, të rejash e familjesh, që ngrihen marrin apartamente me qira, ku në fakt punojnë gjithë muajin e gjithë familja dhe paguajnë qiranë, dritat, uji, paguajnë për ushqim dhe ngelin me zero lekë në fund. Kur ndërkohë ne mund të kemi një strategji zhvillimi të zonës.

E diskutuam edhe për Përmetin, për Tepelenën, Memaliajn, për të mos folur më për Dropullin dhe zonën e Gjirokastrës, të cilat janë zona që mund të krijojmë jo vetëm mundësi për turizmin, por edhe për blegtorinë. Mund të krijojmë baxho dhe fabrikat e qumështit. Ne sot importojmë qumësht nga Kroacia, Bosnja, Maqedonia sepse kanë subvencion.

Sot një nga fushat më të subvencionuara në BE është bujqësia, sepse është edhe një nga profesionet më të vështira, por është edhe ajo që ne kemi konsumin tonë të përditshëm. Pa bujqësi dhe pa blegtori do të jetë e pamundur për të pasur një popull të shëndetshëm. Do kemi një popull të uritur ose të pa ushqyer mirë, i cili do të ketë të pamundur të përballojë sëmundjet, epidemitë apo edhe shumë gjëra të tjera. Kur ndërkohë ne e dimë shumë mirë se e gjithë zona e Tepelenës shquhet për cilësinë e mishit të gjedhëve, apo edhe nënprodukteve të tjera të tij.

Ngjarja paraprake

Telashe për AstraZeneca-n/ Pas Danimarkës e Norvegjisë, e pezullon edhe Irlanda

Ngjarja e ardhëshme

PSV ngec ndaj Feyenoordit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian