Kryemadhi nga Fieri për grevën e urisë: Për 5 milionë dollarë, naftëtarët janë lënë pa paga prej 27 muajsh

Ndërsa vijon greva e urisë së naftëtarëve, kësaj here me gratë, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi nga Fieri se për 5 milionë dollarë naftëtarët janë lënë pa paga prej 27 muajsh.

Duke folur në një takim me të rinjtë, Kryemadhi thja se Shqiperia vendi i 78 në botë për prodhimin e naftës dhe për nga rezervat të  48, por nga ana tjetër kemi çmimin më të lartë të karburantit.

Nga ana tjetër, vijoi ajo, Maqedonia e Veriu nuk prodhon fare naftë dhe çmimin e ka më të ulët se ne.

Kryemadhi: Fieri ka një nga burimet më të forta ekonomike që është nafta. Sot Shqipëria në bursë etiketohet si vendi i 78 në botë, përsa i përket prodhimit ditor të naftës bruto. Besoj se pjesa më e madhe e juaj e dini se keni mbaruar shkollën për inxhinieri naftë, disa janë për Inxhinieri Teknologjie, siç është Renato, Klajdi ekonomist, e kështu me radhë, e dini që Shqipëria prodhon 22 mijë fuçi naftë, mjaftoni të kërkoni në internet dhe do të shikoni që është në bursën ndërkombëtare.

Konsumojnë 27 mijë fuçi, pra kemi deficitin 4 mijë. 4 mijë fuçi po të llogarisim importin e famshëm që ndodh ndërmjet kompanive. Rezervat që ka Shqipëria e llogarisin vendin të 48 në botë. Çmimi i naftës sot është një nga çmimet më të larta për të cilën ne të gjithë e paguajmë me 1 mijë e 600 lekë ose 1.6 dollarë. Këtë nuk e ka shpikur Monika, por e ke në bursën ndërkombëtare. Ndërkohë Maqedonia që nuk prodhon fare naftë, 240 fuçi në ditë është vendi i 132 në botë, çmimin e naftës e ka 0.9 dollarë.

Mirë kjo anë, por nga ana tjetër, gjithë kjo pasuri e madhe që na vjen nëpërmjet gjithë këtij angazhimi të gjithë këtij prodhimi kaq të madh po themi të një pasurie shumë të madhe, çfarë ka ndodhur? Ka ndodhur që sot ne kemi në grevë urie prej disa ditësh naftëtarët dhe shumë gra naftëtare të rafinerisë sepse nuk u janë paguar pagat prej një kohe shumë të gjatë. Për 5 milionë dollarë ne lëmë qytete të tëra, me qindra dhe mijëra familje të cilat nuk kanë mundësinë jo vetëm për paguar dritat dhe ujin që ky zotëria i merr dhe i fut në burg, se sot po të mos paguash një muaj dritat apo një muaj ujin, apo nëse nuk mban maskën, si thotë ai, do të të gjobisë dhe pasi të të gjobisë do të të fusë në burg. Por ndërkohë ne pse nuk e fusim në burg këtë Edi Ramën dhe gjithë drejtorët e Edi Ramës që nuk paguajnë pagat e naftëtarëve?

Më gjeni sot një qytetar i cili nuk paguan taksat, automatikisht bashkitë ju ngrijnë pronat dhe numrat e llogarive bankare. Më gjeni sot një qytetar që nëse nuk paguan dritat, i presin dritat dhe më pas ka pasur nga ata që i kanë futur në burg dhe kanë vrarë veten në burg për shkak të 10 mijë lekëve të vjetra të mos pagesës së energjisë elektrike. Ndërsa ky zotëria me muaj të tërë, ata pompistët e depos së ujit të pompave që mbanin në Poçem 27 muaj pa paguar, ndërkohë që mbanin fëmijët në shkollë, ndërkohë që paguanin ujin e qytetit të Ballshit që furnizohej me pompat e tyre, ata e paguanin ujin por ndërkohë pagat që duhet të merrnin për të gjithë këtë mirëmbajtje të sistemit, ata nuk i paguanin.

Pra padrejtësia dhe këndvështrimi asimetrik që Edi Rama i bën qytetarit dhe përfituesit, mikut, klientit të vet nëpërmjet taksave të shqiptarëve, është asimetrike. Mund ta quaj strabizëm politik, që Edi Rama shikon nga xhepi i vet, i familjarëve të tij dhe miqve të tij dhe shqiptarët e shkretë shikojnë për fëmijët e tyre që e kanë të pamundur ose në të kundërt do të ngrenë plaçkat dhe të ikin nga Shqipëria. Pra shpopullimi i Shqipërisë është kthyer në një mekanizëm për ta varfëruar, dëshpëruar familjen shqiptare dhe për ta tjetërsuar më pas.

Ngjarja paraprake

Meghan dhe Harry i befasojnë të gjithë me fotografinë e fundit, dyshja mendoi vetë për detajet e saj

Ngjarja e ardhëshme

Provokuese, partnerja e portierit amerikan

të fundit nga