Kryekëshilltari i Trumpit do të vizitojë Arabinë Saudite dhe Katarin

Jared Kushner, kryekëshilltari i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, këtë javë do të vizitojë Arabinë Saudite dhe Katarin me qëllim për të ulur tensionet mes Rijadit dhe Dohas, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmeve në mediat amerikane të cilat bazohen mbi një zyrtar të Shtëpisë së Bardhë, identiteti i të cilit nuk njoftohet thuhet se Kushner bashkë me një ekip të vogël do të vizitojë fillimisht qytetin Neom të Arabisë Saudite.

Axhenda e Kushnerit i cili do të takohet me princin e kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, do të jetë ulja e tensioneve me Katarin dhe procesi i normalizimit me Izraelin.

Pas vizitës në Neom, Kushner do të vizitojë Katarin ku do të pritet në një takim nga emiri i Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani. Në takimin dypalësh krahas tensioneve mes vendeve të Gjirit dhe Katarit do të diskutohen marrëdhëniet SHBA-Katar dhe zhvillimet e tjera rajonale.

Gjatë vizitës së tij, Kushner do të jetë i shoqëruar nga përfaqësuesi special i SHBA-së për bisedimet ndërkombëtare, Avi Berkowitz dhe përfaqësuesi special për Iranin, Brian Hook.

Tërheq vëmendjen se vizita e Kushnerit zhvillohet menjëherë pas vrasjes si pasojë e një atentati të Mohsen Fakhrizadeh një prej emrave më të rëndësishëm të programit bërthamor të Iranit.

Ndërkohë në mediat amerikane dalin në pah lajmet se administrata e Trumpit në javët e fundit të detyrës së saj dëshiron të ndërmarrë hapa për uljen e tensioneve Arabi Saudite-Katar dhe lidhur me çështjen e normalizimit të marrëdhënieve me Izraelin.



. .

Ngjarja paraprake

Pacienti 60-vjeçar vret veten, Policia: U hodh nga spitali pas mesnate

Ngjarja e ardhëshme

Rita Ora thyen rregullat e izolimit pasi mblodhi mbi 30 miq për ditëlindje në një lokal në Londër

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian