Kryediplomati turk zhvillon bisedë telefonike me homologun e tij libian

Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ka realizuar një bisedë telefonike me homologun e tij libian, Mohamed Taher Siala, raporton Anadolu Agency (AA).

Një burim diplomatik njoftoi se Çavuşoğlu dhe Siala diskutuan marrëdhëniet dypalëshe, situatën e fundit pas një armëpushimi në Libi dhe iniciativën e Kombeve të Bashkuara (OKB) për të gjetur një zgjidhje të krizës libiane.

Në tetor të vitit të kaluar, OKB njoftoi një marrëveshje të përhershme të armëpushimit midis rivalëve ndërluftues të Libisë gjatë bisedimeve të Komisionit Ushtarak Libian në Gjenevë.

Libia është shkatërruar nga lufta civile që nga rrëzimi i Muammar Gaddafi-t në vitin 2011.

Me seli në kryeqytetin Tripoli dhe aktualisht e udhëhequr nga kryeministri Fayez al-Sarraj, Qeveria e Pajtimit Kombëtar (GNA) u themelua në vitin 2015 nën një marrëveshje të udhëhequr nga OKB-ja. Por përpjekjet për një zgjidhje politike afatgjate kanë dështuar për shkak të ofensivës ushtarake nga milicitë besnike të Khalifa Haftar-it.

Qeveria e kryeminsitrit al-Sarraj po lufton kundër milicëve të Haftar-it që nga prilli i vitit 2019 në një konflikt që ka marrë mijëra jetë.



. .

Ngjarja paraprake

Leo Messi do të largohet në verë nga Barcelona?!

Ngjarja e ardhëshme

Dalin pamjet nga shpërthimi që la pas dhjetëra të plagosur në Ferizaj

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian