Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, të enjten do të realizojë një vizitë zyrtare në Hungari, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç njofton Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë, vizita e ministrit Çavuşoğlu vjen me ftesë të homologut të tij hungarez, Peter Szijjarto.
Të dy zyrtarët “në takimin e tyre do të diskutojnë të gjitha aspektet e marrëdhënieve turko-hungareze dhe do të shkëmbejnë pikëpamje mbi çështjet aktuale globale dhe rajonale”.
Ministri hungarez po ashtu do t’i dorëzojë homologut të tij turk “artefaktet kulturore me origjinë turke të konfiskuara në vitin 2015 në Hungari”.
Gjatë vizitës, Çavuşoğlu do të pritet në takim edhe nga kryeministri hungarez, Viktor Orban.
Sipas ministrisë turke, vizita po ashtu do të jetë një pjesë e përgatitjeve për takimin e pestë të Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik të Nivelit të Lartë Turqi-Hungari, që do të mbahet këtë vit në Ankara.
Nga ministria turke njoftojnë se takimi do të kryesohet nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe kryeministri Orban.