Kryediplomati Osmani përplaset me Ambasadën ruse në Shkup

“Maqedonia e Veriut plotësisht mbështetë dhe solidarizohet me masat e SHBA-së, si përgjigje ndaj aktiviteteve destabilizuese të Rusisë kundër Amerikës dhe aleatët tanë.Përmirësimi i sigurisë sonë kolektive është prioritet i yni”.

Është ky tuiti i kryediplomatit Bujar Osmani që ka acaruar rusët që të reagojnë nëpërmes Ambasadës së Rusisë në Shkup.

“Do ta kemi parasysh solidaritetin e Maqedonisë që bazohet në akuza të paprovuara për aktivitetet ruse. Besojmë se prioritetet duhet të reflektojnë dhe të korrespondojnë me kërcënime të përbashkëta dhe sfida. Këta deklarata aspak nuk i ndihmojnë përpjekjeve publike të Maqedonisë për t’i përmirësuar raportet e interesit të ndërsjell me Rusinë”, thuhet në reagimin e Ambasadës ruse në Shkup.

Ngjarja paraprake

Dhurata Dora merr vëmendjen me videot e fundit në veshjen e ngushtë

Ngjarja e ardhëshme

Chelsea eliminon Manchester Cityn, kualifikohet në finalen e madhe 

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian