Kryediplomati kinez shkon në Rusi në përvjetorin e luftës: Lidhjet tona janë të forta si guri

February 22, 2023
1 minut lexim

Lidhjet e Pekinit me Moskën janë “të forta si një gur”, tha kryediplomati i Kinës Wang Yi gjatë vizitës së tij në Rusi disa ditë para përvjetorit të pushtimit të përgjakshëm të Ukrainës nga presidenti rus Vladimir Putin.

Wang, i cili u emërua këshilltari kryesor i politikës së jashtme të liderit kinez Xi Jinping muajin e kaluar, i bëri këto komente gjatë takimit të tij të martën me Nikolai Patrushev, kreun e Këshillit të Sigurimit të Rusisë dhe një nga aleatët më të ngushtë të Putinit.

“Marrëdhëniet kino-ruse janë të pjekura dhe të forta si një gur dhe do t’i rezistojnë provës së ndryshimit të situatës ndërkombëtare”, citohet të ketë thënë Wang nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve Sputnik.

“Ne jemi të gatshëm, së bashku me palën ruse, në përputhje me marrëveshjet e nivelit të lartë, të mbrojmë me vendosmëri interesat dhe dinjitetin kombëtar dhe të promovojmë bashkëpunim reciprokisht të dobishëm në të gjitha fushat”, tha Wang, shkruan BBC.

Patrushev i tha Wang se Kina dhe Rusia duhet të qëndrojnë së bashku përballë presionit në rritje nga Perëndimi.

Rusia ka akuzuar në mënyrë të përsëritur Perëndimin për nxitjen e luftës në Ukrainë, ndërsa përpiqet të mohojë përgjegjësinë për vdekjet e raportuara të dhjetëra mijëra njerëzve – dhe Pekini ka ‘papagallëzuar’ mesazhet, duke hedhur fajin për pushtimin e paprovokuar të Moskës në Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n e aleatët e saj.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Flet njeriu që e nisi fushatën për njohjen e Kosovës: Fokusi është te Ukraina dhe Moldavia

Story i radhës

​Rama me drejtues të “Sumitomo Electric”: Objektiv të hapen 1 mijë vende pune në Shqipëri

Të fundit nga

ShkoLartë