Kryediplomati irakian viziton Teheranin për bisedime

Ministri i Punëve të Jashtme i Irakut, Fuad Hussein, ka mbërritur në Teheran për bisedime me zyrtarët iranianë për çështje me interes të ndërsjellë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim nga Ministria e Punëve të Jashtme e Irakut, thuhet se Hussein gjatë qëndrimit në Teheran do të takohet me homologun e tij iranian, Javad Zarif, si dhe me zyrtarë të tjerë të lartë.

Ministria nuk dha detaje për çështjet e planifikuar për t’u diskutuar gjatë vizitës së ministrit Hussein.

Vizita e sotme në Iran është e dyta e kryediplomatit irakian që nga emërimi i tij në muajin shtator.

Vizita vjen mes raporteve në media që theksojnë se Iraku është kërkuar të ndërmjetësojë midis Teheranit dhe Washingotnit për të lehtësuar tensionin e tyre, i cili u përshkallëzua pas vrasjes së vitit të kaluar të gjeneralit iranian, Qasem Soleimani, në një sulm ajror nga një dron amerikanë.



. .

Ngjarja paraprake

Joao Felix rezulton pozitiv me Covid-19

Ngjarja e ardhëshme

Sekuestrohen mbi 130 artefakte historike në Turqi

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian