Kryediplomati hungarez nesër viziton Turqinë

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë i Hungarisë, Peter Szijjarto, gjatë ditës së nesërme do të qëndrojë për vizitë në Turqi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë, axhenda e kryediplomatit hungarez do të përfshijë “bashkëpunimin në luftën kundër efekteve të pandemisë COVID-19 dhe marrëdhëniet dypalëshe, si dhe zhvillimet e fundit rajonale dhe ndërkombëtare duke përfshirë marrëdhëniet Turqi-BE”.

Më tej, njoftohet se Szijjarto po ashtu do të bashkë-kryesojë Seancën e 7-të të Komisionit të Përbashkët Ekonomik Turko-Hungarez, së bashku me ministrin turk të Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank.



. .

Ngjarja paraprake

‘S’më plas fare çfarë thonë’, provokon ish-ministri: Pse nuk marrim vaksinën e Rusisë, apo do na mërzitet OBSH-ja?!

Ngjarja e ardhëshme

Trejsi Sejdini heq dorë nga djemtë e botës së krimit, vajza e skandaleve nis romancë me reperin e famshëm

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian