Kryediplomati francez thirrje për neutralitet në konfliktin Azerbajxhan-Armeni

Ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian, i bëri thirrje vendit të tij që të marrë qëndrim neutral ndaj konfliktit mes Azerbajxhanit dhe Armenisë për Malësinë e Karabakut, ndërsa luftimet vazhdojnë në rajonin e okupuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ne do të rrezikonim cilësinë e marrëdhënieve tona dypalëshe me Armeninë nëse do të merrnim një qëndrim të paekuilibruar që do të vinte në pikëpyetje rolin që kemi brenda Grupit të Minskut dhe ndikimin që kemi atje”, tha Le Drian për gazetën franceze “Le Figaro”.

Ai theksoi se Franca duhet të ruaj marrëdhëniet e mira më të dyja vendet.

“Kemi lidhje të gjata me Azerbajxhanin. Ne nuk do të ishim më të ligjshëm nëse do të dilnim në anën e njërit ose vendit tjetër”, shtoi Le Drian.

Sipas disa vlerësimeve, rreth 600 mijë armenë jetojnë në Francë.

Pasi ushtria armene kreu një sulm në vendbanimet e Azerbajxhanit më 27 shtator, ushtria azerbajxhanase filloi një operacion dhe çliroi qytetet Jabrayil dhe Hadrut dhe më shumë se 30 fshatra nga forcat armene.

Delegacionet e Armenisë dhe Azerbajxhanit arritën një marrëveshje armëpushimi në Moskë, e cila hyri në fuqi të shtunën më 10 tetor, në mesditë. Qëllimi i armëpushimit humanitar është shkëmbimi i të burgosurve dhe trupave të ushtarëve të rënë.

Megjithatë, ushtria armene vrau dhjetë dhe plagosi 35 njerëz të dielën në një sulm me raketa në vendbanimet civile në Ganja, qyteti i dytë më i madh në Azerbajxhan, i kryer disa orë pas armëpushimit.



. .

Ngjarja paraprake

Realizohet plani i Dodikut e Vuçiqit: Mbështetje idesë për shtetësi të dyfishtë të serbëve të Bosnjës

Ngjarja e ardhëshme

Nesër dhe pasnesër do të mbahet takimi i dhjetë i Komisionit Maqedoni-Bullgari

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian