Kryediplomatët e vendeve të BE-së takohen për të diskutuar lidhjet me Rusinë

Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) u mblodhën në Luksemburg për të diskutuar çështjet ndërkombëtare dhe marrëdhëniet me Rusinë, përfshirë helmimin e liderit të opozitës ruse, Alexei Navalny, transmeton Anadolu Agency (AA). 

Në një njoftim para nisjes, ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas, tha se vendi i tij dhe Franca përgatitën një propozim të përbashkët për sanksionet e BE-së ndaj individëve rusë për rolin e tyre të pretenduar në helmimin e opozitarit rus, Navalny.

“Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW) së fundmi me terma objektiv ka konfirmuar gjetjet e laboratorëve në Suedi dhe Francë se ky akt përbën shkelje të Konventës Ndërkombëtare të Armëve Kimike. Kjo nuk mund të kalojë pa pasoja”, tha BE në një njoftim para takimit.

“Diskutimi do të marrë parasysh disa zhvillime të fundit, përfshirë helmimin e liderit të opozitës ruse, përkeqësimin e situatës së të drejtave të njeriut në vend, aktivitetet e vazhdueshme të dezinformimit nga burime pro-Kremlinit dhe aspekte të tjera të situatës së brendshme, si dhe roli i Rusisë në zonën e afërt të ndarë, përfshirë lidhur me situatën në zhvillim në Bjellorusi”, theksohet në njoftim.

Javën e kaluar, Gjermania dhe Franca akuzuan Rusinë se qëndron pas helmimit të Navalny-t.

Në një deklaratë të përbashkët të lëshuar nga kryediplomati gjerman dhe homologu i tij francez, Jean-Yves Le Drian, theksuan se Franca dhe Gjermania shumë herë kërkuan nga Rusia për të ndriçuar rrethanat e krimit dhe ata që e kryen atë.

“Asnjë shpjegim i besueshëm nuk është dhënë nga Rusia deri më tani. Në këtë kontekst, nuk ka asnjë shpjegim tjetër të arsyeshëm për pozicionimin e z. Navalny-t përveç një përgjegjësie dhe përfshirje ruse”, theksuan dy kryediplomatët në deklaratën e përbashkët.

Pretendimi për helmimin e Navalny-t

Gjendja e 44-vjeçarit Navalny, një kritik i ashpër i presidentit rus, Vladimir Putin, u përkeqësua më 20 gusht gjatë një fluturimi nga qyteti siberian Tomsk për në Moskë. Avioni më pas bëri ulje emergjente në Omsk. Pasi Navalny u dërgua me urgjencë në një spital, u pretendua se ai ishte helmuar me një substancë të përzier në çajin e tij.

Navalny u transferua më 22 gusht nga Omsk në spitalin privat Charite në Berlin të Gjermanisë. Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert më 2 shtator njoftoi se përfundimisht kanë përcaktuar se Navalny është helmuar me një kimikat nga grupi i Noviçok që përdoret në luftën kundër sëmundjeve nervore.

Seibert, edhe më 14 shtator tha se helmimi i Navalny-t është konfirmuar edhe nga dy laboratorë të pavarur në Suedi dhe në Francë.

Spitali Charite më 7 shtator informoi se situata shëndetësore e Navalny-t është përmirësuar dhe se ka dalë nga koma. Ekipi i Navalny-t pretendon se kimikati i grupit të Noviçok është gjetur në një shishe në dhomën e hotelit ku Navalny ka qëndruar më parë në qytetin Tomsk.

Më 23 shtator u njoftua se Alexei Navalny ka dalë nga spitali Charite në Berlin ku mori trajtimin mjekësor.

Autoritetet ruse mohojnë çdo përfshirje në këtë rast, duke theksuar se armët kimike nuk janë zhvilluar ose prodhuar në vend që kur qarku i fundit kimik u shkatërrua në vitin 2017.



. .

Ngjarja paraprake

Qyteti i Shkupit: Në vijim është thirrja publike për ndarjen e subvencioneve për pastrimin e oxhaqeve

Ngjarja e ardhëshme

Teknologjia super e shpejtë e karikimit wireless një realitet në 2021

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian