Kryebashkiaku socialist kalon momentet e vështira, jep mesazhin e fortë pasi e ëma i del nga operacioni

Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu ka kaluar momente të vështira  pasi nëna e tij ka patur probleme me zemrën dhe është detyruar t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.

Fatmirësisht gjithçka ka kaluar pa probleme, ndërsa kryebashkiaku i Lezhës ka falenderuar publikisht mjekët që i shpëtuan jetën nënës së tij.

Postimi i Ndreut:

Veshtiresite na bejne te forte. Jane sprova qe nuk i shmang dot. Por kur rrezikohet prindi ndjeshmeria eshte e larte. E sheh te bjere para syve te tu dhe kupton qe jeta qe te dha, sakrifica qe beri per te te rrtur, emri qe te ka dhene, te japin force per t”ja dale.

Por ne kemi heronjt tane te mjekesise qe ju perulemi, mjeket e talentuar, Altin Veshti, Alban Dibra, Roland Xhaxho, Klodian Krakulli.

Kush thote se mjekesia jone eshte e dobet, ben nje gabim te rende sepse ajo qe mjeket tane bejne eshte e paimagjinueshme. Faleminderit

Ngjarja paraprake

3 taktika manipuluese që përdorin miqtë toksikë për t'ju mbyllur gojën

Ngjarja e ardhëshme

“Diktaturë sanitare”/ Në Romë plasin protestat kundër maskave nga mohuesit e Covid-19

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian