Kryebashkiaku i Stambollit rezulton pozitiv në testin e COVID-19

Kryebashkiaku i Stambollit, Ekrem İmamoğlu ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Bashkisë së Stambollit, Murat Ongun në një deklaratë nga llogaria e tij në Twitter tha: “Kryebashkiaku Ekrem İmamoğlu ka rezultuar pozitiv në testin e COVID-19. Për informacion publik njoftojmë se kryetari i cili ka filluar procesin e trajtimit në spital është në gjendje të mirë shëndetësore”.

Guvernatori i Stambollit, Ali Yerlikaya nga llogaria e tij në Twitter ka shkruar: “Telefonova kryebashkiakun e Stambollit, Ekrem İmamoğlu i cili ka rezultuar pozitiv në testin e COVID-19. I urova të kaluara dhe shërim të shpejtë nga Allahu”.



.. .

Ngjarja paraprake

Barcelona - Real, formacionet e mundshme?

Ngjarja e ardhëshme

Kur e humbi virgjërinë Miss Shqipëria?! Kjo është përgjigja e Paulas

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian