Krye eksperti amerikan, Fauci: Trump manipuloi reklamën

Shkencëtari kryesor i qeverisë amerikane, Anthony Fauci, thotë se një klip i tij i përdorur në një reklamë të fushatës elektorale të donald trump, është i manipuluar.

Fjalët e tij, “nuk mund të imagjinoj që ndokush tjetër do të kishte bërë më shumë, për të luftuar covid 19”, duket se i referohen specifikisht presidentit Donald Trump. Por, doktor Fauci, që është përplasur më herët me Trump për covidin, po fliste në të vërtetë për veten dhe stafin përreth tij.
Eksperti i sëmundjeve infektive thotë se ai nuk ka mbështetur kurrë publikisht ndonjë kandidat politik. Reagimi vjen ndërsa presidenti Donald Trump i është rikthyer fushatës elektorale të hënën, vetëm dy ditë pasi mjekët i dhanë dritën jeshile për të vijuar me eventet publike, pas trajtimit të tij për koronavirus.

Ai përballet me demokratin Joe Biden më 3 nëntor.

Reklama 30 sekondëshe, thotë se presidenti trump po shërohet nga koronavirusi dhe po ashtu edhe Amerika, e më pas, vjen klipi i doktor Faucit që është shkëputur nga një intervistë e epidemiologut në fox news, në mars. Ajo që Fauci ka thënë në intervistë është: Unë i jam përkushtuar totalisht kësaj. Unë jam në shtëpinë e bardhë çdo ditë, për të biseduar me task forcën. Çdo ditë. Ndaj, nuk mund të imagjinoj, që në këto rrethana, ndokush do të mund të bënte më shumë”.

Ngjarja paraprake

Abrashi në dyshim për Lituaninë, Kombëtarja nis stërvitjet pas barazimit me Kazakistanin

Ngjarja e ardhëshme

Kompanitë celulare duhet njoftojnë pajtimtarët 30 ditë përpara për çdo ndryshim tarifash

të fundit nga